Brigje Te Pikelluara

Brigje Te Pikelluara

B20838
1.100 Lekë
Ryan Gingeras
ISBN: 9789928136640
Publisher: Idk
Publication Year: 2019
Number of Pages: 346

Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: Ç’ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll? Pse autoritetet turke i shihnin me aq dyshim, duke mos i lejuar të vendoseshin në qytetet kryesore apo në zonat e konsideruara sensitive? Cila ishte qëndresa e tyre ndaj politikës së shpallur ‘për të shkulur me rrënjë gjuhën dhe zakonet e tyre’, që të ktheheshin në qytetarë besnikë turq? Bazuar kryesisht në hulumtimet e kryera në arkivat turke, studiuesi amerikan Ryan Gingeras na sjell një vepër mjaft të rëndësishme për këtë pjesë thuajse të panjohur të historisë.
“Narrativa nacionaliste e historisë së Shqipërisë shmang enkas një nënndarje të rëndësishme të popullsisë: ata që thjesht hoqën dorë krejtësisht prej nacionalizmit shqiptar. Ky segment i kombit “imagjinar” shqiptar përfaqësohej në mënyrë të veçantë nga një numër i madh individësh që emigruan jashtë viseve shqipfolëse të Ballkanit jugor dhe shkuan e u vendosën gjetiu.”
“Ndonëse në dukje nuk përbënin të njëjtin nivel kërcënimi vdekjeprurës për sigurinë e shtetit si grekët dhe armenët, që në nenin e parë të talimname të vitit 1917 nënvizohej mosbesimi i përgjithshëm që ekzistonte ndaj shqiptarëve mbas krijimit të një shteti të pavarur shqiptar.”
Ryan Gingeras, aktualisht profesor në Departamentin e Çështjeve të Sigurisë Kombëtare në Naval Postgraduate School, SHBA, konsiderohet një ndër njohësit më të mirë të historisë së Turqisë, Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Autor i katër librave, si ‘Rënia e Sulltanatit: Lufta e Madhe dhe fundi i Perandorisë Osmane’ (2014) dhe ‘Heroina, krimi i organizuar dhe bërja e Turqisë moderne’ (2015). Libri i tij ‘Brigje të pikëlluara’, ka marrë çmimet ‘Rothschild Book Prize in Nationalism and Ethnic Studies’, dhe ‘British-Kuwait Friendship Society Book Prize’.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.