Veteqeverimi I Korces Sipas Te Perkohshmeve "adriatiku" Dhe "gazet E Korces"

Veteqeverimi I Korces Sipas Te Perkohshmeve "adriatiku" Dhe "gazet E Korces"

B18594
2.000 Lekë
Kaliopi Naska
ISBN: 9789928171603
Publisher: Kristalina kh
Publication Year: 2017
Number of Pages: 105

Studiuesja e njohur prof. Kaliopi Naska, në vazhdën e punimeve të saj historike, këtë herë në një formë shumë të larmishme por edhe lehtësisht të asimilueshme për publikun, na ka sjellë albumin studimor historik “Vetëqeverimi i Korçës, referuar të përkohshmeve ‘Adriatiku’ dhe ‘Gazet’ e Korçës’”. Janë jo thjesht dy organe aktive që shtypen në qytet, por edhe kronika më e gjallë ku përshkruhen qartë ngjarjet e atyre ditëve në Korçë. Me një metodologji tepër komunikuese dhe të pastër, ofruar prej saj, lexuesi kupton dhe orientohet në një nga ngjarjet më të mëdha të historisë kombëtare në dekadat e para të shekullit XX.
Gazeta e pavarur “Adriatiku” jetoi nga dhjetori i vitit 1916 deri më shkurt 1917, kurse “Gazet’ e Korçës” nga dhjetori 1916 deri në gusht të vitit 1918. Kjo e fundit pati mbështetje më të madhe nga komanda ushtarake franceze dhe do pasqyronte më gjerë veprimet politike ushtarake, administrative e vendore të kësaj krahine në kushtet e pushtimit. Studiuesja Naska citon Robert Vaucher, korrespondent i revistës franceze L’Illustration për këto organe, duke veçuar "Gazet e Korçës" që ishte edhe më kryesorja.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.