Shqiperia Mes Italise Dhe Jugosllavise

Shqiperia Mes Italise Dhe Jugosllavise

B21644
600 Lekë
Umberto Nani
ISBN: 9789928455888
Publisher: Reklama
Publication Year: 2019
Number of Pages: 108

Në një optikë gjeopolitike dhe me një shqyrtim të hollësishëm të faktorëve veprues që mbizotërojnë politikën në rajonin adriatik, libri i Umberto Nanit, që renditet në Kolanën me “Burime mbi historinë e Shqipërisë”, është mjaft i vlefshëm dhe hedh një dritë të qartë mbi pozicionin e shtetit shqiptar të gjendur përballë dy alternativave të pashmangshme: - të pranonte përthithjen intensive prej fuqisë jugosllave, çka sillte jo vetëm kontrollin e shtetit, por edhe një asimilim të mëtejshëm kombëtar e shoqëror prej ekspansivitetit sllav, ose - të ruante e të zhvillonte konturet e tij shtetërore e kombëtare nën një mburojë italiane, duke përshtatur interesat e përbashkëta adriatike e duke siguruar nga ana tjetër paprekshmërinë prej shteteve ballkanike, e sidomos prej imperializmit jugosllav. Një analizë e mprehtë e faktorëve politikë, ekonomikë, kulturorë e deri gjeografikë, që përbëjnë Jugosllavinë e kohës, me një largpamësi që mund të projektohet edhe në periudhat vijuese të jetës së këtij shteti, bën të mundur të kuptohet drejt dhe të qartësohen shumë qëndrime e lëvizje të kohës edhe në mjedisin politik të brendshëm shqiptar, duke i drejtpeshuar me kushtëzimet e detyrueshme të skakierës gjeopolitike.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.