Albanologjia Dhe Ceshtja E Kufijve Historike

Albanologjia Dhe Ceshtja E Kufijve Historike

B21796
800 Lekë
Kujtim Mateli
Publisher: Turdiu
Publication Year: 2020
Number of Pages: 208

Libri i studiuesit Kujtim Mateli “Albanologjia dhe çështja e kufijve historikë” përfshin ese, recensione dhe studime që kapin periudha të gjera kohore nga lashtësia deri në fund të periudhës së Perandorisë Romake, kohë kur dhe Dodona pellazge u shkatërrua për t`i hapur udhë besimit të ri të krishterë. Esetë apo studimet mbështeten mbi burime të shumta të autorëve antikë të para pushtimit romak, por dhe të autorëve që i kanë përkitur periudhës romake.
Autorët e antikitetit, në një numër të konsiderueshëm të tyre, e kanë vendosur kufirin verior të Ilirisë me lumin Danub, kurse Gjirin e Ambraqisë (Arta e sotme) si kufirin ndarës të Helladës me Epirin pellazg dhe më vonë si kufiri ndarës midis Helladës dhe Ilirisë. Ndarja administrative e trojeve shqiptare në kohën e Perandorisë Romake në Epir të Vjetër me kryeqendër Aktia Nikopolin (Preveza e sotme) dhe të Epirit të Ri me qendër Durrësin sillen si dëshmi se ky territorr i përkiste së njëjtës etnie, sepse Perandoria romake i la popujt e Ballkanit, në ndarjet e reja administrative, brenda së njëjtës etnie.
Të gjithë këta autorë e kanë vendosur kufirin verior të Helladës sipas një vije që shkon nga Gjiri i Ambraqisë drejt Magnezisë, duke lënë si territore të Helladës territoret poshtë Thesalisë dhe Gjirit të Ambraqisë. Gjetjet arkeologjike në atë territorr që quhej Epir: (të dy Epirët) vërtetojnë se Hyjnia ka qenë e nderuar me emrin Dia, kurse në Helladë nderohej Zeusi. Në Epir dhe Iliri nderohej çifti i hyjnive Dia dhe Diona, kurse në Helladë Zeusi dhe Hera. Një vend të rëndësishëm zë dhe tempulli dhe orakulli i Dodonës, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë nën administrimin e helenëve, tezë të cilën autori e vërteton me dëshmi të shumta të autorëve antikë.
Një vend të veçantë zënë emrat e vendeve në territorin e Përmetit që përdoren në ditët e sotme dhe që gjenden dhe tek autorët antikë duke treguar vazhdimësinë e trojeve shqiptare nga antikiteti i hershëm deri në ditët e sotme.
Në lidhje me vendodhjen e Dodonës pellazge autori sjell dëshmi të shumta të autorëve antikë që e vendosin atë në Veri të Epirit në tokën e Molosisë, vendodhje që i përkitet sot rrethit të Përmetit dhe konkretisht: qyteti antik me më shumë se 600 rrënoja dhe sipër qytetit, kalaja antike në shpat të malit Trebeshinë, në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, që autori i ka përcaktur si qytetin dhe tempullin e Dodonës pellazge.
Libri është ndërtuar si pjesë e debatit me autorë dhe institucione shkencore, ku studiuesi Kujtim Mateli kërkon një përfshirje sa më të gjerë të njerëzve që merren me antikitetin dhe origjinën e shqiptarëve, por dhe të institucioneve shkencore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni për t`i zgjeruar kufijtë kohorë të vendndodhjes së shqiptarëve në trojet ku ndodhen sot mbi bazën e dëshmive të reja historike dhe të arritjeve arkeologjike të autorëve vendas dhe të huaj duke organizuar sesione shkencore, ku të debatohet mbi bazën e dëshmive dhe provave të siguruara deri më sot.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.