Kontribut Per Historine Kishtare Te Shqipnise Se Eperme Shek.xviI-Xix

Kontribut Per Historine Kishtare Te Shqipnise Se Eperme Shek.xviI-Xix

B22110
1.000 Lekë
Italo Sarro
ISBN: 9789995697433
Publication Year: 2015
Number of Pages: 228

“Hulumtimet e censhme të historisë arbëresh Italo Sarro, të mbështetuna kryesisht në dokumenta të dorës së parë që kanë si burim Arkivin e Propagandës Fide, si edhe arkiva të tjera, kanë krijue ndër vite nji hulli dritet në lamijen e historisë kishtare të vendit tonë. Ato pasqyrojnë gjendjen në Arbërinë veriore gjatë shekujve XVII-XIX. Sarro rindërton me ndihmën e dokumentit klimën dhe kontekstin historik ku zhvillohet ngjarja. Në disa çasa duket se ai vetë, si entitet subjektiv tërhiqet, për me i lanë hapsinë fakteve historike. Në këtë mënyrë para nesh kalojnë njerëz dhe ngjarje të largta, tue pru me vete në skenën e sotme konturet e nji epoke të përbame prej vorfnisë, injorancës, dhunës, ndamje shoqnore, diskriminimit fetar, urrejtjes etnike. Nga ana tjeter del në pah sakrifica e qindra e qindra misionarëve, veçanërisht atyne françeskane, të cilët i ndejtën afër të parëve tanë tue i ndihmue me qenë ma shumë shqiptarë, europianë dhe njerëz, tue ruejt njikohsisht fenë, veshjet dhe doket e tyne...”- Arben Ndreca.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.