Lufta E Popullit Shqiptar Per Clirim Kombetar 1918-1920 Vol 2

Lufta E Popullit Shqiptar Per Clirim Kombetar 1918-1920 Vol 2

B22474
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Grup Autoresh
ISBN: 9789928237972
Publication Year: 2020
Number of Pages: 500

Dy vëllimet me dokumente, të titulluara “Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920”, që ribotohen sipas versionit të botimit të parë, të vitit 1975, të përgatitura nga një grup studiuesish e arkivistësh të përkushtuar, nën drejtimin e profesorit skrupuloz Muin Çami, janë me vlera të mëdha. Përgatitja e këtyre dokumenteve të larmishme, të burimeve të ndryshme nga arkivat vendase e të huaja, kërkoi disa vite punë, por na solli një produkt të vyer, që padyshim mbetet unikal edhe sot. Nuk kemi ende një korpus aq të plotë dokumentesh të botuar, ose të gatshëm për t’u botuar, për atë periudhë kruciale të historisë së kombit, kur Shqipëria ose do të ringrihej si shtet i pavarur, ose do të asgjësohej. Përmes dokumenteve të këtyre dy vëllimeve përshkruhen ngjarjet dhe veprimtaria e personaliteteve politike në ato dy vite, jetike për ndërtimin e shtetit shqiptar, kur shumë tregues në rrjedhat e politikës botërore dhe të situatës së brendshme në Shqipëri, i kishin rralluar aq shumë radhët e optimistëve, sa që ata që ende shpresonin për ditë më të mira, shumëkush do t’i quante iluzionistë. Në këtë katrahurë, edhe më të rrezikshme se ajo që ishte prezente në vitet 1912-1913, përsëri pati dritë në fund të tunelit, si dhe vizionarë që ditën të shkonin drejt saj.
Duke qenë ky një vit jubilar, kemi rastin në këtë 100 vjetor të Kongresit të Lushnjës dhe të Luftës së Vlorës (hapave që siguruan kthesën fatlume për kombin e shtetin shqiptar të pavarur) të paraqesim para lexuesve këtë ribotim dokumentesh themelore. Brezi i sotëm, studiuesit, pedagogët, dashamirësit e historisë deri elita politike e vendit, do të kenë rastin të njohin e të mësojnë përmes dokumenteve autentike, periudhën e jashtëzakonshme të viteve 1918-1920, por edhe të çmojnë punën e përgatitësve të këtyre dy vëllimeve, shumica e të cilëve nuk janë më midis nesh fizikisht, por që me veprën e punës së tyre do të jenë të përjetshëm.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.