Dinastia E Qyprillinjve Ne IsH-Perandorine Osmane

Dinastia E Qyprillinjve Ne IsH-Perandorine Osmane

B22495
Out-of-Stock
700 Lekë
Grup Autoresh
ISBN: 9789928109279
Publisher: Naimi
Publication Year: 2020
Number of Pages: 212

“Është nga vezirët (ministrat) më të shquar të Perandorisë Osmane që arriti në pozitën e kryeministrit (sadriazem). Është me origjinë shqiptare. Lindi në njërin nga fshatrat e kazasë së Tomoricës të sanxhakut të Beratit”. Kështu e nis Sami Frashëri prezantimin e Qyprilli Mehmed Pashës në “Kamus Al Alam”-in e tij të famshëm. Dhe ky ishte vetëm fillimi i asaj plejade zulmëmadhe të Qyprillinjve, sa me të drejtë është u cilësua si “Dinastia “Q”, në drejtimin e një prej perandorive më të mëdha dhe më jetëgjata që njeh historia botërore. Mirëpo, për fat të keq, në atdheun e vet, në Shqipëri, Qyprilinjtë njihen fare pak, ndërkohë që të gjitha tekstet e historisë dhe enciklopeditë e botës ata zënë një vend të dukshëm. I pari që guxoi t’i bënte personazhe këto figura historike, por si “fiction”, ishte Ismail Kadare me romanin “Pallati i ëndrrave”. Pikërisht për këto arsye nisma e shoqatës “Mehmet Qyprilli Roshniku”, Berat, për të organizuar një konferencë kulturore-shkencorë mbi Qyprillinjtë e famshëm në botë dhe mbi bazën e saj formatimin dhe botimin e një libri mund të vlerësohet shumë më tepër se një aksion thjesht kulturor. Në fakt, pothuaj krejt libri që po i paraqesim lexuesit formatohet nga kumtesat e mbajtura në konferencën “Dinastia e Qyprillinjve në ish- Perandorinë Osmane”, zhvilluar në Berat para tre vjetësh, ku historianë pasionantë, nga më të mirët e vendit, zbardhën përmasat e vërteta të Qyprillinjve si: Vendi i Qyprillinjve në historinë e Perandorisë Osmane (prof. dr. Kristaq Prifti); Perandoria Osmane në kohën e Qyprillinjve (prof. dr. Ferit Duka); Burime osmane dhe greke për Qyprillinjtë (dr. Irakli Koçollari); Dinastia e Qyprillinjve në drejtimin e shtetit osman (prof. dr. Petrika Thëngjilli); Qyprillinjtë në eposin shqiptar dhe në eposin boshnjak (prof. dr. Shaban Sinani) e tema të tjera.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.