Qytetet Dhe Qytezat Ilire Dhe Ne Iliri 2

Qytetet Dhe Qytezat Ilire Dhe Ne Iliri 2

B22984
Out-of-Stock
2.000 Lekë
Apollon Bace
ISBN: 9789928339201
Publication Year: 2020
Number of Pages: 315

Në hartimin e serisë "Katalog i kështjellave dhe qyteteve ilire dhe në Iliri", janë pasur parasysh tre parime bazë:
Për përjashtimin e subjektivizmave të kategorisë "dëshira- prind i mendimit", dëshmitë materiale dhe shkrimore janë veçuar prerë nga analiza e dëshmive. Në kuptimin se faktet janë tabu, të patjetërsueshëm.
Normë themeltare për mbledhjen e tyre, ka qenë formula juridike anglosaksone
"do them të vërtetën, gjithë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës". Për evitimin e subjektivizmit demotik, është ndjekur këshilla "Jepi Cezarit sendet që janë të Cezarit dhe jepi Perëndisë sendet që janë të Perëndisë (Mateu 22:21)". Duke u njohur të tjerëve ato që u përkasin të tjerëve, ngulime a arritje, dhe duke mbrojtur bindshëm ngulimet a arritjet e Kombit.
Në këtë optikë, hartimi i historisë ndryshon nga njohja e historisë. Ndërsa e dyta
shket komode mbi shina të shtruara, i pari kërkon prekjen e materies historike: të
dëshmive materiale arkeologjike dhe burimeve shkrimorë, jo rrallë të keqpërkthyer
në pikat më delikate.
Kontakti fizik me këto dëshmi të fut skutave të mugëta të historisë për të shpalosur një peizazh të ndryshëm nga ai që na kanë treguar, papritmas të afërt me peizazhin intuitiv të rilindësve. Kjo shndrit apekset e Kombit dhe promovuesit e apekseve të Kombit dhe thekson padrejtësitë që i janë bërë Kombit. Me raste më të freskët prerjen pa narkozë të Çamërisë dhe Kosovës nga trupi i Kombit. Thjesht bazuar në deformimin e realitetit historik.
Dikur, në plotësim të postulatit të George Orwell "Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të sotmen, kontrollon të shkuarën", pata shkruar "i ngratë ai popull, të cilit historinë ja kanë shkruar të tjerët".

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.