Mikenet  Pellazget

Mikenet Pellazget

B08085
Out-of-Stock
1.250 Lekë
Mathieu Aref
ISBN: 9789995665821
Publisher: Plejad
Publication Year: 2008
Number of Pages: 607

Kjo vepër e re përfundon atë se çfarë Arefi shkrujti në veprën "Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen". Këtë herë ai e përzmadhin pamjen e saj dhe nxjerr nocione etnike, të cilat na i bëjnë të ditura burimet e lashta në lidhje me botën e lashtë ballkanike. Këtyre pellazgëve, kaq e vështirë për t`u ravijëzuar edhe kur prania e tyre ka qenë e pohuar në shumë vise të botës antike, Aref Mati kërkon t`u japë një identitet. Duke u nisur nga një pohim i prerë i Herodotit se ishin barbarë ose më saktë "barbarofonë", dmth. Individë që flisnin një gjuhë ndryshe nga gjuha greke , ai propozon t`i identifikojmë me ilirët e antikitetit dhe të kërkojmë gjurmët ndër pasardhësit e tyre të ditëve të sotme: shqiptarët. Ai vetë është me zanafillë shqiptare dhe duke njohur e njohur në mënyrë të përkryer këtë gjuhë, Aref Mati zbraz të gjithë pasionin dhe njohuritë e tij në lidhje me këtë anketim: kjo mund të duket ikonoklaste, por nuk mungojnë pararendës të shquar të rivënies në diskutim të vizionit të zakonshëm të helenizmit- që nga K.O. Muller deri te M.I. Finley dhe Ferdinand Braudel, të cilët të gjithë kanë pyetur veten për këta parahelenë, të cilëve Greqia e Perikliut u detyrohet kaq shumë. Pa dyshim, duke u marrë me një çështje të tillë, gjithçka mund të jetë e diskutueshme, gjithçka duhet të diskutohet- dhe hipotezat e parashtruara nga autori nuk i shpëtojnë këtij rregulli thelbësor të përçapjes shkencore. Por është mirë ta përballim veten me këtë rrezik për të mos qenë ndonjëherë veçse në gjumë dogmatik. Një vepër si "Athina e Zezë" na ftonte para disa vitesh për të hedhur një vështrim drejt jugut, për të kuptuar zanafillën e botës greke: ja një libër, i cili na fton që të mos shpërfillim veriun dhe ilirët në një proces të ndërthurur, i cili bëri të mundur shfaqjen e qytetërimit grek që ne njohim.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.