Nga Historia E Shqiptareve Te Egjiptit

Nga Historia E Shqiptareve Te Egjiptit

B24953
900 Lekë
Muhamed Mufaku
ISBN: 9789989589676
Publisher: LogoS-A
Publication Year: 2022
Number of Pages: 211

Historia e "Shqiptarëve të Egjiptit", ose "Shqiptarët e Misirit", siç ishin të njohur në traditë, është pjesë e historisë kombëtare nga se kolonia shqiptare e Egjiptit, që u formua qysh nga fillimi i shek. XIX dhe u zgjerua dukshëm në gjysmën e dytë të shek. XIX, paraqet një nga vatrat më të rëndësishme të Rilindjes kombëtare shqiptare.
Libri që keni në duar u përqendrua në kronikat e veprat e historianëve egjiptianë të shekujve XV-XIX, të cilat ofrojnë të dhëna nga burimi për praninë shqiptare në Egjipt. Kështu, vetëm në bazë të këtyre burimeve u zbuluan për herë të parë dy sulltanë shqiptarë të shekullit XV, pra para fillimit të sundimit osman në Egjipt. Nga ana tjetër, duke marrë parasysh monumentet që i ngritën shqiptarët në Egjipt, që kanë vlerë historike, janë shfrytëzuar dy burime specifike: vakëfnamet ose dokumentet themeluese të këtyre monumenteve që ruhen në arkivin e Ministrisë së vakëfit, si dhe regjistrat e gjykatave të sheriatit në Kajro e Aleksandri, që mbajnë të dhëna të ndryshme në lidhje me themelimin dhe funksionimin e këtyre monumenteve. Po ashtu, kemi shfrytëzuar arkivin e shtypit egjiptian në Kajro, kur ruhen gazetat e shekullit XIX, duke filluar nga al-Ahram dhe fillimit të shekullit XX, të cilat kishin të dhëna të vlershme për shqiptarët. Nga ana tjetër, në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, është shfrytëzuar fondi i pasur "Shoqëritë shqiptare në Egjipt", por ende ka punë në thesarin e rilindësve shqiptarë të Egjiptit që akoma është në përpunim.
Për gjithë punën më duhet të falëndroj të ndjerin Qerim Haxhiu dhe Vehbi Ismajlin, që më ofruan shumë informacione. Në mënyrë të veçantë duhet ta falëndroj Princin Leka II, i cili më ofroi albumet e familjes mbretërore, dhe posaçërisht Skender Zogun, nip i mbretit Ahmet Zogu,

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.