Nje Race E Harruar

Nje Race E Harruar

B25111
1.500 Lekë
Edouard Schneider
ISBN: 9789951282017
Publisher: Botime Artini
Publication Year: 2023
Number of Pages: 233

Vajzës sime, Matildes.
Kanë qenë të shumtë miqtë e mi dhe të nënës sate që më kanë kërkuar më shumë sesa një herë që të shkruaj rreth gjithçkaje që dija për shqipërinë, vendin në të cilin kam njohur nënën tënde, asokohe vajzë fare e re, me të cilën u martova, martesë nga e cila erdhe ti në jetë.
Në damarët e tu rrjedh gjak shqiptari dhe nëse po ta dedikoj këtë libër, po e bëj që ta kesh gjithmonë në duart e tua, me qëllim që të mos ta harrosh vendin tënd dhe gjuhën e nënës, së cilës një ditë e ardhmja do t'ia njohë vlerat.
Tani ti ende nuk di të lexosh, por megjithatë e flet më mirë sesa unë këtë gjuhë të vështirë, që në gojën tënde që për herë të parë buzëqeshi vetëm katër pranvera më parë, tingëllon tejet e ëmbël. Por ti tashmë di të tregosh përrallat dhe legjendat dhe kur më sheh duke shkruar, në mënyrën tënde fëminore u thua të gjithëve se unë punoj për ty, për të fituar paratë me të cilat të blej lodra.
Kur ta lexosh këtë libër të vogël dhe kur ti, vajzë e re, grua dhe nënë do ta njohësh botën më mirë sesa tani, do ta kuptosh se shqetësimi i netëve të mia nuk ishte të fitoja para për të të blerë ty lodrat, por të ringjallja kujtimin e racës së harruar primitive të pellazgëve, nga të cilët rrodhën shqiptarët dhe mes tyre, edhe nëna jote.
Shekulli në të cilin ti do të jetosh do t'i takojë sa burrit aq edhe gruas; që do të thotë se nëse dëshiron që hiri i babait tënd të jetojë ende në varr, vepro si ai që nuk ishte shqiptar; puno për ta rigjallëruar gjuhën e pasur të paraardhësve tanë të përbashkët, duke qenë se unë, meqë jam europian, rrjedh nga pellazgët autoktonë që kanë populluar Europën, këtë kontinent të jashtëzakonshëm ishullor që ka dëshmuar shfaqjen e pararendësve të familjes së madhe dhe inteligjente të hominidëve.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.