Hordhia Kur Shqiptare Ishim ne

Hordhia Kur Shqiptare Ishim ne

B03670
600 Lekë
Gian Antonio Stella
ISBN: 9992759184
Publisher: Dituria
Publication Year: 2003
Number of Pages: 248

Kur “shqiptarë” ishim ne, na linçonin si grabitës të vendeve të punës, në Alabamë na konsideronin “negër jo fare të zinj”, na akuzonin se ishim të gjithë kriminelë, duke pasur parasysh thuajse gjysmën e të huajve të dënuar nëpër burgjet e Nju-Jorkut. Kur “shqiptarë” ishim ne, ua shitnim fëmijët tanë spekulatorëve vrasës të punishteve të xhamit në Francë, trafikonim mishin e bardhë, duke mbushur bordelet e gjithë botës me vajza edhe dymbëdhjetëvjeçare, nxirrnim në mënyrë ilegale nëpër Alpe dhe oqeane qindra e mijëra italianë, mbillnim frikë dhe terror anarkist duke vrarë krerë shtetesh dhe kalimtarë të rastit dhe ishim kaq të pisët, sa në Bazilea na lejohej të rrinim vetëm në sallën e pritjes të klasit të tretë. Kur “shqiptarët” ishim ne, na rëndonin mbi shpinë shekuj urie, paditurie e shabllonesh çnderuese. Dhe ne ishim “shqiptarë” vetëm para pak kohësh. Aq sa në Zvicër, pak vjet më parë mbanim akoma tridhjetë mijë fëmijë të fshehur që ndiqnin shkolla klandestine, sepse baballarëve nuk u ishte dhënë leja të merrnin me vete familjen. Në këtë histori të kallëzuar nga Gian Antonio Stella, të pasur me fakte, personazhe, aventura, dokumente, histori të panjohura e drithëruese, më së fundi ka dalë fytyra tjetër e emigracionit të madh italian.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.