Aventura Ilire

Aventura Ilire

B06375
700 Lekë
Gjeneral Davis
ISBN: 9994382306
Publisher: Pakt
Publication Year: 2006
Number of Pages: 184

Personazhi kryesor i romanit, Vesper Holli në të vërtetë është një vajzë shumë kurajoze, e mbushur me dëshira për jetën dhe të bukurën. Në zinxhirin e romaneve plot Aventura, Holli paraqitet si një zonjushë e përpiktë dhe shumë inteligjente. Ajo është vazhdimisht në ndihmë të njerëzimit. Nga aventurat në Trojë, në pallatin Xanadu, ku kërkon të shpëtojë zbulimet arkeologjike, në aventurat plot humor të Eldorados, për të shkuar pastaj drejt Filadelfias, vajza vjen tashmë në Ballkan, në tokat ilire. I vlerësuar si një nga romanet më interesante me natyre aventurore, libri Aventura ilire përcjell një realitet të bukur plot fantazi dhe sidomos plot aksion, krejtësisht të përshtatshëm për moshën së cilës i dedikohet ky fiction. Është viti 1872, kur aventurierja Vesper Holli dhe kujdestari i saj nisen për në vendin e vogël të Ilirisë në kërkim të një thesari (ushtrisë me luftëtarë magjikë), i cili i përkiste sunduesit të dikurshëm. Me të mbërritur në Iliri, Vesperi dhe Brini gjenden mes përleshjes së forcave rebele dhe dikujt që do ti vihet pas. Nëse ka ndonjë njeri që mund tia dalë mbanë në të tilla situata të vështira, ajo është Vesperi. Aventura ilire është një roman zbavitës me një heroinë të mrekullueshme që snjeh frikë, me heronj legjendarë, mistere të fshehta dhe mbi marrëdhënien mes një të rrituri e një të riu. Ajo që të godit në tërë kolanën e Lloyd Alexandër është pikë së pari zhdërvjelltësia e gjuhës. Historia rrjedh me një shpejtësi marramendëse e plot detaje mahnitëse Ai kapërcen mes situatave duke e vënë leksikun në shërbim të ngjarjes. Herë herë i kthjellët dhe i shtruar dhe po aty, siç e kërkon momenti, ai ndërlikohet, ngarkohet me emocion dhe rend pas aventurës. Fjalia është e pastër dhe me një sintaksë shumë të qartë. Po këtë larmi dhe inteligjencë konceptimi përcjell edhe shqipja e përkthyeses Aida Mihali. Kjo bën që libri të vijë edhe si aventurë, por edhe si një mori emocionesh dhe batutash. Alexandër është për tu lëvduar për mënyrën aq elegante të të shkruarit, për krijimin e personazheve të mprehtë dhe përshkrimin e një heroine shumë inteligjente. Natasha Shuteriqi

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.