Historia E Popullit Shqiptar 4

Historia E Popullit Shqiptar 4

B08797
Out-of-Stock
1.500 Lekë
Grup Autoresh
ISBN: 9789994314522
Publisher: Toena
Publication Year: 2009
Number of Pages: 600

Në vëllimin e fundit të veprës "Historia e popullit shqiptar " do të lexoni rreth viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Në menyrë që rezistenca të organizohej sa më mirë u zhvilluan disa kongrese, të cilat do të merrnin vendime të rëndësishme për vazhdimin e luftës kundër pushtuesve. Pas luftës, lexuesi do të njihet me mënyën se si Partia Komuniste arrti të përqendrojë pushtetin në duart e saj duke u bërë forca e vetme politike dhe vendimmarrësë në vend, e cila nuk pranonte kritika. Gjatë viteve 1945-1990 u përshtat modeli stalinist në zhvillimin e konomik dhe drejtimin politik të vendit. Në Shqipëri u shtetëzua industria e çdolloj veprimtarie tjetër ekonomike dhe u kolektivizua bujqësia. Gjithashtu u ngrit kulti i individit rreth diktatorit Enver Hoxha duke e cilësuar atë si drejtues të madh dhe të pagabueshëm. U zbatua në mënyrë të ashpër "lufta e klasave" , sipas së cilës u shpronësuan pronarë tokash, u internuan dhe u pushkatuan me mijëra individë të pafajshëm. U krijua nocioni i "armikut të brendshëm" dhe "armikut të jashtëm" dhe "syrit vigjilent të partisë" që i mbërthente gjithnjë. Megjithatë në këto vite pati edhe zhvillime pozitive si : zhdukja e analfabetizmit, përsosja e shërbimit arsimor dhe shëndetësor, ngritja e fabrikave të mëdha industriale, ngritja e hidrocentraleve, elektrifikimi i vendit etj. Por në vitet 80`-90` vendi u pershkua nga një krizë e thellë ekonomike. Vendi nuk prodhonte mjaftueshëm dhe si rrjedhim u vendos regjimi i tollonave, që e kufizonte konsumin gjerësisht. Vendi ishte i izoluar jo vetëm ndaj vendeve perëndimore, por edhe atyre lindore. Udhëheqja komuniste nuk po zhvillonte reforma në ekonomi dhe nuk po ndërmerrte hapa për të lidhur marrëdhënie me vendet e huaja. Në këto kushte u zhvillua revolucioni i studentëve që kërkonin ndryshime në çdo fushë të jetës. Më tej u krijua Partia Demokratike dhe u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste që nga viti 1946.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.