Shqiperia Pas Renies Se Komunizmit

Shqiperia Pas Renies Se Komunizmit

B09198
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Clarissa De Waal
ISBN: 9789995673666
Publisher: Aiis
Publication Year: 2009
Number of Pages: 410

Ndërsa emigracioni vazhdonte të ishte burimi kryesor për krijimin e të ardhurave, reagimi negativ fillestar filloi gradualisht të zëvendësohej nga një përgjigje popullore shumë më konstruktive për ndryshime... duke kuptuar se për të ecur përpara "ne duhet të mbështetemi te vetja se sa të presim të veprojë qeveria". Kjo pjesërisht ishte rezultat i rritjes së vetëdijes se nuk mund të varje shpresat te shteti që ishte shumë i dobët.
Fjalët dëshpëruese "s'ka shtet, s'ka ligj" dëgjoheshin gjithnjë e më shumë nga 1993 e në vazhdim, ndërsa gabimet nëpër gjykata shtoheshin dhe boshllëqet e sistemit ligjor mbështeteshin të paplotësuara. Padyshim që përvoja e dorës së fortë në regjimin e mëparshëm e thellonte mendimin e publikut për dobësinë e qeverive të tyre postkomuniste.
Por siç vë në dukje Hobsbaum në fund të viteve '90, në një diskutim mbi të ardhmen e shtetit si institucion: "Çështja se në çfarë shkalle ne mund të diskutojmë sot për shtetin funksionues në Shqipëri nuk është e qartë. Kontrasti është befasues sepse, duam apo sduam ne, në Shqipëri kishte një shtet deri sa vdiq komunizmi".

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.