Zeta Dhe Dinastia E Balshajve

Zeta Dhe Dinastia E Balshajve

B10080
Out-of-Stock
800 Lekë
Giuseppe Gelcich
ISBN: 999435633X
Publisher: Botimet 55
Publication Year: 2009
Number of Pages: 368

Libri ” Zeta dhe dinastia e Balshajve”, i autorit Giuseppe Gelcich, është botuar në vitin 1889 në gjuhën italiane, këto ditë shtëpia botuese “55” e sjell në gjuhën shqipe si dhuratë për lexuesin dhe studiuesit shqiptar.
Libri i studiuesit Gelcich” Zeta dhe dinastia e Balshajve” është një vepër ku autori me një mjeshtri prej një studiuesi dhe shkencëtari të denjë prezanton një segment të rëndësishëm të periudhës mesjetare shqiptare, njërës ndër periudhat sa të lavdishme aq edhe delikate të historisë sonë lavdia e së cilës dhe është e lidhur ngushtë me emrin e figurave dhe familjeve të shquara feudale shqiptare të cilat dhanë kontribut të çmueshëm në periudhën në të cilën jetuan dhe vepruan.
Botimi i këtij libri mund të quhet një eveniment i rëndësishëm shkencorë, për faktin se në fokus të studimit ka njërën nder familjet e njohura feudale arbërore atë të Balshajve. Qëllimi i veprës është jo vetëm që të parashtroi zhvillimin e kësaj familje por edhe të vë në pah rolin e saj në mbarështimin dhe zhvillimin e shumë ngjarjeve më rëndësi në mesjetë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. Njëkohësisht libri në fjalë, na japë një tablo të plotë për atë kohë aq të trazuar në të cilën veproi familja e Balshajve.
Të dhënat për familjen Balshaj përfshijnë periudhën kohore që nga themelim i saj e deri te pinjolli i fundit i kësaj familjeje, e cila ishte qendër e rëndësishme që tërhoqi vëmendjen dhe u bë cak sulmesh të shumë pushtuesve të ndryshëm.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.