Midis Dy Rilindjesh

Midis Dy Rilindjesh

B10504
700 Lekë
Shaban Sinani
ISBN: 9789995685973
Publisher: Naimi
Publication Year: 2012
Number of Pages: 300

Teza themelore që bashkon studimet e këtij vëllimi është se midis kultit dhe kulturës, midis klerit dhe letërsisë, nuk ka dhe nuk mund të ketë ndarje, deri në epokën moderne të shekullarizimit. Pikërisht kjo sjellje metodologjike parimore shkencërisht e provuar për frytshmërinë e saj e ka nxitur autorin të bashkojë në një vëllim studime që shtrojnë një pyetje themelore për dijet albanologjike:
A ishin shqiptarët e periudhës arbërore pjesë e Rilindjes Europiane dhe a ka lidhje Rilindja e tyre Kombëtare me idetë e këtij “tërmeti të madh epokal”, sikurse e quan autori?
A ka një vazhdimësi midis periudhës humaniste europiane dhe ideve romantike kombëtare?
Në mos më shumë, autori ka identifikuar disa prej kryemiteve të përbashkët të dy periudhave: mitin e origjinës, mitin e hershmërisë, mitin e vendlindjes, mitin e gjuhës amtare, mitin e heroit, mitin e Arbërit - diku si realitet parësor historik e diku si kujtim i të parëve në “Motin e madh”. Prandaj, “Midis dy Rilindjesh” mund të kuptohet edhe si një përpjekje për të provuar se humanizmi europian dhe humanizmi shqiptar i shekullit të 19-të, ndonëse kronologjikisht me shekuj ndërmjet, në frymë ishin evokim dhe rikthim i njëri-tjetrit.
Kanë shumë interes për lexuesin ato studime që vështrojnë raportet e fenomeneve kulturore ndërkombëtare, perandorake, të shfaqura për shkak të një fryme të përbashkët apo të një politike kulturore të përbashkët. Libri “Midis dy Rilindjesh” është origjinal në llojin e vet. Ai do t’u shërbejë studiuesve të historisë, të qytetërimit, të kulturës, të letrave shqipe, të gjuhës amtare.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.