Trashegimtaret

Trashegimtaret

B10581
750 Lekë
Luljeta Progni
ISBN: 9995639300
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2010
Number of Pages: 317

Mbi të gjitha, ngjarjet historike objektivisht si fakte mund të jenë të njëjta, por kuptimi i tyre te çdokush është i ndryshëm. Historia si kuptimshmëri është medoemos kontradiktore nga një rrëfim te tjetri. Përse ndodh kjo? Sepse historia nuk është veçse një rindërtim nëpërmjet kujtimeve. Pra, një rindërtim subjektiv i diçkaje që ka ndodhur objektivisht. Por historia reale tashmë është yhdukur, kanë mbetur vetëm kujtimet e atzre që rrëfejnë dhe ato burojnë vetëm nga subjektiviteti i tyre. Dikush mund të thotë se ka edhe dokumente arkivorë apo edhe filmikë. As ato nuk na nxjerrin nga udhëkryqi ku na fusin kujtimet nëpërmjet të cilave duam të ribëjmë historinë. Shoh një ngjarje në njëë arkivë televizioni. Pyetje: Është një ngjarje autentike, apo një inskenim nga autorët, e që më pas është filmuar? Teknika nuk e ka këtë fuqi që të zëvendësojë njeriun, sado që mund t'a lehtësojë punën e tij. Në këtë mënyrë pasi mësuan pluralizmin politik, ka mbetur të mësohemi me pluralizmin historik, pra me atë që është e pamundur që për historinë të mos ketë versione të ndryshme. Dukej se ishte më kollaj të ndërtohej pluralizmi i mendimeve dhe pastaj ai politik. Përvoja po tregon se pasi u themelua pluralizmi institucional, vetëm gradualisht mësohemi të zhvillojmë pluraluzmin e mendimeve, pra të na duket e natyrshme që për ngjarjen e së shkuarës të kemi alternativa të ndryshme. Intervistat e dyta, në kundërshtitë e tyre reciproke, dhe kundërshtitë mes intervistave të dyta dhe atyre të para, debatet e pafundme midis themeluesve, e dëshmojnë më së miri këtë. Historia mbetet kështu një konstruksion që do të dali në pah nëpërmjet harresës. Kujtimet e ndërtojnë historinë nëpërmjet mekanizmit të harresës. Njeri version për arsye nga më të ndryshmet mbetet më i besueshmi për brezin tonë dhe pastaj ai trashëgohet brez pas brezi te njerëz të tjerë, që ose e kanë harruar ngjarjen ose nuk kanë asnjë lidhje dhe njohuri për të. Padija e breza që vijnë për të kaluarën do të jetë guri i themelit mbi të cilin do të ngrihet statuja e historisë së shkuar. Atëherë ajo do të jetë si çdo monument, një i vetëm, kurse hëpërhë mbetet një lojë kontradiktore interpretimesh.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.