Vitet Shqiptare 43-45

Vitet Shqiptare 43-45

B13213
Out-of-Stock
700 Lekë
David Smajli
ISBN: 9789995639709
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2012
Number of Pages: 263

Në këtë botim do të gjeni kujtimet dhe fotot e kolonelit anglez gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lufta, si çdo luftë, kërkon luftëtarë dhe këta ishin shqiptarët; ajo kërkon armë dhe shqiptarët nuk kishin armë për tu përballur; kërkon financën dhe shqiptarët nuk kishin financa; kërkon organizimin, por për vetë situatën e krijuar nuk kishte ndonjë organizim ushtarak. E vërteta është se, ishte Britania e Madhe ajo që i armatosi luftëtarët e lirisë në Shqipëri, nën një motiv: armë çdo burri e gruaje që del të luftojë për liri, me kusht që ata të zbresin në fushëbetejë. Këtë solli Billy McLean në misionin e tij në Shqipëri. Është në nderin e veteranëve të luftës të mos injorojnë këtë kontribut historiktë taksapaguesve dhe të qeverisë britanike. Oficerë të të gjitha rangjeve, pilotë të forcave ajrore britanike kanë rënë në tokat shqiptare, duke luftuar për lirinë e saj. Brigada e parë partizane shqiptare është themeluar në Vithkuq, është armatosur në Vithkuq, është financuar në Vithkuq, nga misione britanike.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.