Historia E Dibres

Historia E Dibres

B13307
Out-of-Stock
1.500 Lekë
Kristo Frasheri
ISBN: 9789995604820
Publisher: Botimet M&b
Publication Year: 2012
Number of Pages: 622

Historia e Dibrës, e përftuar nga laboratori i njërit prej studiuesve më në zë, më prodhimtarë e të rëndësishëm të historiografisë së sotme kombëtare, vjen si një pasurim burimor në fushën e historiografisë dhe si një plotësim në historishkrimin shqiptar.Në hartimin e veprës “Historia e Dibrës”, në linjat kryesore mbi të cilat mbahet struktura e saj, janë zhvilluar të gjitha periudhat, nga prehistoria; periudha ilire; periudha mesjetare; periudha e pushtimit të gjatë të perandorisë osmane, ku spikat figura e Skënderbeut me Dibrën dhe dibranët në sfondin e kësaj periudhe të lavdishme me betejat e heroit, periudha e Rilindjes Kombëtare me luftërat, përpjekjet e kontributi fondamental i trevës së Dibrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, periudhën e Pavarësisë dhe të konsolidimit të shtetit shqiptar, duke mbyllur këtë vepër me pragun e pushtimit italian të Shqipërisë, mars 1939.Kristo Frashëri është i çliruar nga barrierat, nga kufizimet që të ngre shkrimi i historive të porositura apo të turbulluara nga simpatitë e pasionet që pengojnë metodat dhe arsyen për të arritur një produkt të besuar e të referueshëm. Ai nuk e ka pasur një porosi shkrimin e historisë së Dibrës, por ajo është shkruar natyrshëm prej tij, duke punuar pa u lodhur për më se 30 vjet si pjesë të misionit të tij prej shkencëtari në fushën e historisë ndaj vepra e shkruar prej tij mund të konsiderohet një margaritar që vjen nga zemra e truallit dibran.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.