Epiri Dhe Thesprotia Ne Shekuj

Epiri Dhe Thesprotia Ne Shekuj

B13564
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Jonuz Kucuku
ISBN: 9789928103550
Publisher: Dituria
Publication Year: 2012
Number of Pages: 312

Në librin "Epiri dhe Thesprotia në shekuj", autori pasqyron të vërtetën historike, tragjike dhe heroike të Shqipërisë së Poshtme, të quajtur Epir dhe të Thesprotisë, Çamërisë me kryeqendër Janinën. Që në lashtësi e në vazhdimësi, Epiri ka qenë krejt shqiptar dhe shtrihet nga gjiri i Ambrakisë (Artës) në jug deri në malet e Pindit në Lindje dhe në brigjet e detit Jon në perëndim duke përfshirë edhe ishujt përballë. Ky ka qenë kufiri tokësor dhe detar me Greqinë deri më 1913, kur monarkia greke me ushtri të madhe e të armatosur rëndë e me ndihmat e jashtme, në luftë të përgjakshme me shqiptarët, arriti të pushtonte Epirin duke kryer krime të tmerrshme ndaj popullsisë dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore bëri pastrimin e plotë etniko – fetar të Çamërisë me gjenocid shumë të përgjakshëm. Për të justifikuar kolonizimin e Epirit u sajua pretendimi absurd i Vorio Epirit që ende vazhdon të propagandohet. Po ç'thonë shqiptarët ortodoksë të Çamërisë? Lexuesi do të njihet me shumë fakte që demaskojnë qarqet shoviniste greke të përbëra nga politikanë e klerikë, të cilët vazhdojnë provokimet ndaj Shqipërisë dhe thonë se problemi çam për ta nuk ekziston. Autori i propozon lexuesit që pavarësisht nga përkatësia etnike, të njohë të vërtetën për Epirin e kolonizuar nga Greqia.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.