Kontribute Per Kronologjine E Historise Se Shqiperise 337-395

Kontribute Per Kronologjine E Historise Se Shqiperise 337-395

B13589
1.000 Lekë
At Giuseppe Valentini
ISBN: 9789995657505
Publisher: Plejad
Publication Year: 2010
Number of Pages: 436

Menjëherë pas luftës më 1945, At Giussepe Valentinit në Itali i caktohet drejtimi i revistës kulturore "Letture", një revistë të cilën ai e orientoi, strukturoi dhe frymëzoi në mënyrë aq efikase, saqë brenda 10 vitesh të aktivitetit ajo arriti të transformojë në mënyrë radikale gjithë këndvështrimin kritik katolik italian përballë letërsisë moderne. Me këtë qëllim, Valentini krijoi dhe ia doli mbanë edhe të diktojë rregullat e reja të kritikës katolike në përzgjedhjen e kësaj literature. Është pikërisht kjo periudha ku nisin edhe miqësitë e mëdha. Kështu, ai bëhet mik i ngushtë i botuesit Bompiani, por miqësi të forta zë edhe me Mondadorin dhe Vallecchin, Safanin apo Marcellianin. Për t'u përmendur këtu edhe miqësitë me autorë të njohur, ku më të veçantë për të qenë Bacchelli dhe Sagonaro. Ishte pikërisht metoda e tij e hartimit të një kritike, cilësia e lartë e mendimit të tij kritik, të shquar për shqetësimin gjithmonë të gjallë, kuriozitetin gjithnjë të pashterur e të shtrirë në çfarëdolloj caku të ri, besnikëria e pasuruar me harenë më të madhe të mundshme ndaj ndershmërisë intelektuale, ato që pas 1500 recensionesh i dhanë emërtimin "Papa Xhiovani i kritikës". Në këtë aspekt, mund të dallojmë si madhështore interpretimet e tij sa të thella aq edhe të guximshme mbi Hamletin shekspirian apo mbi Ivo Andriçin dhe Çehovin.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.