Shqiperia Ne Turqine Evropiane

Shqiperia Ne Turqine Evropiane

B13700
Out-of-Stock
800 Lekë
Ami Boue
ISBN: 9789995657697
Publisher: Plejad
Publication Year: 2011
Number of Pages: 222

Shqiptarët rrjedhin nga Ilirët, të ardhur ndoshta dikur nga Azia, të cilët u ndanë në shumë popullsi, fise dhe familje ashtu si është ende zakoni i disa popujve të Orientit, të tillë si Turkomanët dhe ashtu si ka qenë rasti për Hungarezët e lashtë antikë dhe për skocezët. Ndarja e tyre më e dallueshme është pikësëpari ajo në Gegë e Toskë. Gegëria apo vendi i gegëve përfshin Shqipërinë e Epërme deri përtej Elbasanit apo në Shkumbin ashtu si Arnautllik apo vendi i Arnautëve të Mesisë së Epërme. Toskëria apo Tosluk për Turqit është një emër që i jepet të gjithë pjesës tjetër të Shqipërisë. Gegët ndahen në Arnautë, më saktë në Malësorë apo banorë të maleve, në Mirditorë apo banorë të Mirditës dhe në Gegë të Tiranës, Kavajës, Elbasanit dhe Ohrit.
Toskët përfshijnë Toskët e vërtetë apo Toskidët e Shqipërisë së Mesme, Myzeqesë, rrethinat e Beratit dhe të Tomorrit apo rajoni i Tomoricës; Japidët apo banorët e Akrokerauneve dhe rrethinat, e cila mban gjithashtu emrin Japuria, gjithashtu Chamides (Çamët) apo banorët e Chamouria (Çamëria) apo pjesa qendrore e Shqipërisë së Poshtme që nga Janina deri në det.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.