Skenderbeu Dhe Papati 1442-1467

Skenderbeu Dhe Papati 1442-1467

B14359
Out-of-Stock
1.000 Lekë
At Giuseppe Valentini
ISBN: 9789928415127
Publisher: Plejad
Publication Year: 2013
Number of Pages: 445

Gjergj Kastrioti, kur në mesin e shekullit XV papritur u shfaq në historinë e Evropës si protagonist në luftën e ashpër kundër turqve, për të gjithë ishte një personazhi ri. Ishte i ri edhe emri "Skënderbej"! Më parë nuk ishte veçse një peng në duart e sulltanit, dhe ishte i njohur vetëm për ata që njihnin fatin e keq të derës së tij princërore, e rënë nën zgjedhën e turqve. Por, tashmë prej kohësh, brenda një rrethi të vogël të atyre shqiptarëve që nuk e kishin humbur shpresën për të hequr qafe zgjedhën poshtëruese të Gjysmëhënës, u hapën fjalë për virtytet e tij luftarake të vëna në shërbim të sulltanit, e kështu kjo u duk e çmuar. Ishte e natyrshme që fama e trimërive të tij nuk do të vononte që ndaj tij të ktheheshin sytë e bashkëpatriotëve, edhe se nuk ishin shumë ndërmjet atyre që, duke e njohur nga afër, do guxonin të shpresonin se ai mund të rrëmbente shpatën kundër Turkut, pranë të cilit ishte rritur. Por ishte e mundur që Skënderbeu të ishte i prirë që t'ia kushtonte të gjithë jetën shtypësit të tokës së vet, fituesit kundër babait të vet, padronit të atij oborri i cili që fëmijë e kishte rrëmbyer nga besimi i të parëve të paharruar kurrë, e ku kishin vdekur, ose ndoshta ishin vrarë, tre vëllezërit e tij, edhe ata pengje?

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.