Binjaku I Nene Terezes

Binjaku I Nene Terezes

B14388
1.000 Lekë
Ndricim Kulla
ISBN: 9789928417008
Publisher: Plejad
Publication Year: 2013
Number of Pages: 340

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, edhe unë, si shumë të tjerë që kishin pasionin e të shkruarit dhe ishin si të dehur nga liria e të shprehurit, e fituar befasisht, bëja shumë projekte, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kishin gjasa për t’u realizuar kurrë. Një nga projektet e mia të asaj kohe ishte që të shkruaja një libër biografik për Nënë Terezën. Unë mendoja se me qenë se Nënë Tereza ishte shqiptare, duhej që për të të kishte dhe një biografi të shkruar nga një shqiptar (atëherë nuk më kishte rënë ende në dorë biografia e parë për Nënë Terezën e botuar në Itali nga një shqiptar, Dom Lush Gjergji). Në atë kohë isha emigrant në Greqi, ashtu si qindra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët kishin qenë të detyruar të merrnin rrugët e botës për të siguruar jetesën. Atmosferën time shpirtërore të asaj kohe e kam përshkruar në librin tim “Shi i egër” (“Phoenix”, 1996). Diku duhet ta kem edhe sot një fletore me shënime për biografinë që mendoja të shkruaja për Nënë Terezën. Më pas kjo fletore mbeti në grumbullin e shënimeve, siç e ka çdo krijues, dhe një pjese e madhe e të cilave nuk kanë për t’u përdorur ndoshta kurrë, se i tillë është procesi i krijimit, siç e përshkruan saktë edhe Ismail Kadare në librin “Ftesë në studio”.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.