Abdyl Frasheri

Abdyl Frasheri

B14659
Out-of-Stock
1.500 Lekë
Kristo Frasheri
ISBN: 9789928172129
Publisher: Botimet M&b
Publication Year: 2013
Number of Pages: 430

Ky botim është monografia më e plotë shkencore mbi këtë revolucionar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare...Abdyl Frashëri, i quajtur nga populli si Emir i Shqipërisë, hyri si protagonist politik në skenën e historisë së Shqipërisë në pranverën e vitit 1877, sapo u duk se vorbulla e Krizës Lindore po i turrej me tërë peshën e saj shkatërrimtare atdheut të vet të robëruar. U tërhoq prej saj jashtë vullnetit të vet, në pranverën e vitit 1881, kur me shtypjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, autoritetet osmane e mbajtën të burgosur, pastaj të internuar dhe më vonë të izoluar, derisa mbylli sytë më 1892. Nga pikëpamja kohore, kjo qe një periudhë shumë e shkurtër – 4 vjet. Por nga vlera historike, ato qenë vite të vrullshme për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, qenë vitet e Lidhjes së Prizrenit, të cilat ngritën masat popullore në aksion revolucionar më tepër se katër dekadat e mëparshme bashkërisht. Qenë vite të stuhishme, të cilat tronditën jo vetëm sundimin shekullor osman në Shqipëri, por edhe politikën e Fuqive të Mëdha në Lindje. Emri i tij është i lidhur aq ngushtë me ngjarjet e këtyre viteve, sa kur kujtojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, na del menjëherë para syve silueta dinjitoze e Abdyl Frashërit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.