Histori E Ushtrise Shqiptare 1912-1991

Histori E Ushtrise Shqiptare 1912-1991

B14716
1.000 Lekë
Pellumb Qazimi
ISBN: 9789928109620
Publisher: Naimi
Publication Year: 2013
Number of Pages: 312

Në këtë vepër tërësore, autori Pëllumb Qazimi bën një paraqitje të gjallë prej gati tetëdhjetë vite të historisë shqiptare në shekullin e njëzetë, ndërkohë, gjithashtu, shqyrton në një farë mënyre edhe ato periudha të historisë të shekullit të 18-të dhe 19-të të historisë së Shqipërisë, që i shërbejnë objektivit parësor- ecurisë së zhvillimit institucional të ushtrisë shqiptare deri në vitin 1991, shkruan profesori i njohur kroat Ivo Goldstein në parathënien e librit të Pëllumb Qazimit, botuar për herë të parë në Kroaci në gjuhën angleze. Ndërsa prof. Aleksandar Stipčević, albanolog kroat thotë se "Ky libër do të jetë i dobishëm për ata shqiptarë që nuk e njohin mirë të kaluarën ushtarake të vendit të tyre dhe shumë më tepër për ne, të huajt, të cilët shpesh harrojmë rolin që kanë luajtur shqiptarët në rajonin e Ballkanit dhe në Evropë".
Autori mbështetet në një numër të konsiderueshëm burimesh, në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe, për të demonstruar dhe mbështetur tezën e tij themelore - fillimi i traditave institucionale ushtarake shqiptare mund të datohet vetëm që nga themelimi i shtetit të pavarur shqiptar më 1912. Duke sintetizuar me kujdes këtë material të madh burimesh, autori në mënyrë kritike dhe të mprehtë paraqet ngjarje dhe zhvillime të një periudhe që përfshin pavarësinë e Shqipërisë, dy Luftërat Ballkanike, dy Luftërat Botërore, vendosjen e diktaturave komuniste në Evropën Lindore, dhe në fund ri-vendosjen e pavarësisë.
Këndvështrimi i Pëllumb Qazimit është se historia e ushtrisë shqiptare nuk mund të vlerësohet e pavarur; ajo është e lidhur ngushtë me historinë e shtetit, me politikat, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Ashtu sikundër të rëndësishme për zhvillimin e shtetit shqiptar deri në vitet ’90 të shekullit të kaluar kanë qenë ndikimi i influencave të huaja; italiane, britanike, amerikane, jugosllave dhe sovjetike. Autori shmang kurthet e tërheqjes nga thjeshtimi dhe mitizimi ndaj këtij aspekti dhe ofron një pasqyrë unike të kualifikuar socio-politike të një çështje shumë të ndërlikuar.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.