Gra Te Pergjithshme

Gra Te Pergjithshme

B15389
800 Lekë
Fatos Baxhaku
ISBN: 9789928103888
Publisher: Dituria
Publication Year: 2014
Number of Pages: 167

Libri është mbështetur në literaturën e paktë historike që ekziston në shqip dhe, sidomos, në dokumentet e gërmuara në Arkivin Qendror të Shtetit. Ligje dhe rregullore, raporte policësh, spiunësh gjithfarësh, ankesa kryepleqsh, kallëzime të anonimëve përgjimtarë e ziliqarë, histori çengish të lodhura, fate grash të huaja që zhduken po aq befas sa kanë ardhur, zullume të dehurish, që ngatërronin portën e shtëpisë publike… të gjitha këto përbëjnë thelbin e këtij libri, i cili ndokujt, dhe ndoshta me të drejtë, mund t’i duket disi i pazakontë. Një nga telashet e këtij libri ka qenë gjuha e përdorur në korrespondencën zyrtare të kohës dhe terminologjia shumë e larmishme. Kurvë, grua e përgjithshme, prostitutë, çengie, grua qejfi, grua e përdalë, bordello, kuplara, prostitucion, burdelizëm, shtëpi e përgjithshme, shtëpi publike, drejtori, pronari, i zoti i shtëpisë publike, burdeltari, të gjithë këta terma ndeshen paralelisht thuajse në të njëjtën periudhë. Ndonëse sot ndonjë prej tyre mund të ketë ngjyrim të theksuar keqësues, ne i kemi lënë ashtu si janë përdorur asokohe, duke menduar se kështu e afrojmë më mirë këtë periudhë te lexuesi.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.