Shqiptar Dhe Shqa

Shqiptar Dhe Shqa

B15548
1.000 Lekë
Bardhyl Demiraj
ISBN: 9789928109750
Publisher: Naimi
Publication Year: 2014
Number of Pages: 250

Si "arbërit" u bënë "shqiptarë": kur del për herë të parë ky emërtim dhe si e fitoi “shqiptar” statusin e emrit të ri etnik në garë me emërtimin e vjetër “arbër”. Po emri etnik i fqinjve të veriut "shqa", emërtim për sllavët, ç'lidhje ka me emrin "shqiptar". Të gjitha këto analizohen në librin e ri tw prof. Bardhyl Demiraj "Shqiptar dhe shqa”. Një monografi etno-linguistike e shkruar me objektivitet dhe bazuar në të dhëna dhe dëshmi interesante për etnogjenezën e shqiptarëve.
Libri i përgjigjet interesit të lexuesit për të ditur burimin e emrit etnik të shqiptarëve; si u kthye emri i ri etnik i tyre në gjedhe ku shqiptarët mund ta ndienin veten se ishin të njëjtët, pavarësisht prej dallimeve krahinore, fetare dhe etnozakonore që koha kishte lënë në identitetin e tyre. Sipas autorit të librit, prof. dr. Bardhyl Demiraj, dëshmitë më të hershme për emërtimin “shqiptar” datohen në shek. XIV-XV, por “shqiptar” në këtë periudhë nuk shënjon patjetër atë bashkësi etnike, sikurse e konceptojmë ne sot etnosin shqiptar, por thjesht dhe vetëm pjesëtarin e një bashkësie etnike që përdorte gjuhën shqipe si mjet komunikimi, pra, më fort me kuptimin “shqipfolësi”. Dëshmia më e hershme na del kështu si llagap familjar në një mjedis multietnik. Është fjala konkretisht për qytetin e Drishtit mesjetar, me një status urban të vetin, ku gjëllinin tri bashkësi të ndryshme etnike-gjuhësore: bashkësia shqipfolëse (katolike), ajo sllavishtfolëse (që i përkiste Kishës Ortodokse Sllave) dhe ajo romane (arumune apo dalmatine). Gjatë kësaj periudhe dhe në vazhdim erdhi e hodhi shtat emërtimi shqiptar, fillimisht si “shqipfolësi” e më pas – në shek. XVII-XVIII – si “shqiptari”, duke zëvendësuar një etnikon të mëparshëm. Bëjmë fjalë këtu për atë kompleks etnonimik mbi bazën arbën-/arbën- (toskërisht: arbër, arbëresh, arbëror ~ gegënisht arbnesh, arbnesh) që na del rregullisht edhe në shkrimet shqipe të shek. XVI - XVII.
Një aspekt tjetër që trajon libri është emërtimi “shqa” që përdorin shqiptarët për sllavët. Sipas autorit, fjala “shqa” nuk është gjë tjetër veçse pasqyrim i fjalës latine mesjetare “sclavus” (shumës sclavi). Përmes analizash të mirëfillta etno-linguistike autori arrin të rindërtojë historinë e marrëdhënieve ndëretnike midis shqiptarëve dhe sllavëve, sidomos sa i përket formëzimit të matriksit të kulturës etnike të popullit shqiptar. Emërtimi popullor “shqa”, që dikur identifikonte “tjetrin”, “fqinjin” që nuk fliste shqip, mori një konotacion të theksuar negativ prej gjysmës së dytë të shek. XIX dhe në vazhdimësi, në varësi të plotë me acarimin e marrëdhënieve dhe konflikteve ndëretnike. Edhe sot e kësaj dite ajo pjesë e popullsisë që e njeh dhe e përdor këtë emër etnik, me të ka parasysh “hasmin”. Është shqiptari nga njëra anë dhe nga ana tjetër është shqau, si fqinji i tij me potencial gjithherë armiqësor.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.