Shqiperia Dhe Shqiptaret Ne Europen E Piut ii

Shqiperia Dhe Shqiptaret Ne Europen E Piut ii

B16244
Out-of-Stock
1.800 Lekë
Aurel Plasari
ISBN: 9789928136312
Publisher: Idk
Publication Year: 2015
Number of Pages: 244

“ Karta europiane e identitetit e shqiptarëve": edhe kështu mund të titullohej ky libër për nga rëndësia kulthistorike që paraqet pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në veprën e Enea Silvio Piccolominit, veçan te De Europa e tij, por edhe në pjesën tjetër të saj. Një "aventurier i madh", siç e ka cilësuar ndonjë historian i Kishës duke ia përgojuar të ritë? Apo një "papë i madh", sic e kanë quajtur historianë të tjerë? Pa dyshim një humanist emërmadh dhe i pari që ripohoi unitetin shpirtëror të Europës me përfshirjen në të si të pjesës së saj perëndimore, edhe të asaj lindore, çfarë e zhdukte tendosjen e dikurshme mes Lindjes dhe Perëndimit duke e riaktualizuar konceptin Europe e duke i dhënë përmbajtjen e re tanimë politike. Pa përfilljen e kësaj përmbajtjeje të re dhe, përkatësisht, këtij konstruksioni të ri europian asokohe në përftim e sipër, nuk do të kuptohej dot pozicioni i Arbërisë dhe i arbërve në raport me Kontinentin europian jo vetëm gjatë periudhës së luftërave antiturke të udhëhequra nga Gjergj Kastrioti, por edhe mbas tyre. Në një kontekst të tillë vendi që zunë Arbëria dhe arbërit në veprën e Enea Silvio Piccolominit i ofrohet edhe Europës së sotme si një nga dëshmitë më kërshërore dhe njëherësh më të qenësishme të përfshirjes së tyre aktive, si pjesëmarrës e pjesëdhënës, në historinë e saj në kapërcyellin nga Mesjeta e vonshme në Kohën e Re.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.