Pranvera E Rrejshme E 56

Pranvera E Rrejshme E 56

B16843
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Ana Lalaj
ISBN: 9789928173270
Publisher: Infbotues
Publication Year: 2015
Number of Pages: 322

Njohja e shkaqeve pse Shqipëria mbeti deri në fund staliniste është shume e rendesishme per te kuptuar jo vetem tragjedine komuniste te vendit,por edhe dramat postkomuniste te tij.Ky liber duke rrefyer nje moment historik kyc,ate te Konferences se Tiranes te vitit 1956,eshte nje kontribut i rendesishem ne kete drejtim.Me nje rrefim dhe analize te qarte,si dhe me dokumente,ai na sjell atmosferen e kohes qe pasoi Kongresin XX te PK sovjetike,shpresat dhe zerat kritik qe gelonin ne popull dhe ne parti,faktoret intelektuale psikologjike,te se kaluares e te se tashmes,qe e shtyne Enver Hoxhen te mbetej stalinist si dhe mekanizmat e shtypjes dhe shkaterrimit te zerave kritike qe perdori ai.Thellimi i tragjedise qe pasoi ate periudhe eshte prova me e mire e asaj se cfare pasojash ka shtypja e zerave kritike e te lirise ne emer te pushtetit.Eshte nje mesim ky qe ende nuk e kemi marre e qe prandaj e ben leximin e ketij libri shume te vlefshem edhe per te kuptuar e ndryshuar te tashmen.Fatos Lubonja,Tirane. Nje pune studimore qe te ofron satisfaksion intelektual,po dhe njerezor.Nje liber qe lexohet me nje fryme dhe te fal perjetime te forta gje jo e zakonshme per nje trajtese shkencore per “ata qe guxuan”.Ne ate prill te veshtire,ata kerkuan nje shteg drejt nje socializmi me “fytyre humane”,pa e ditur se i priste nje dimer dhe me i eger.Dhe kjo ishte drama e tyre,pasi ky socializem nuk ekzistonte.Ky liber ndihmon per te kuptuar kete depresion te permasave te medha dhe,me e rendesishmja,eshte ftese per te nxjerre mesime.Emine Bakalli-Arifi,Prishtine. “Pranvera e rrejshme e pesedhjetegjashtes” ofron nje skenar te kujdesshem mbi shoqerine shqiptare te mesviteve ’50.I shkruar me kulture,me nje narrative interesante,ky studim te mban lidhur dhe mezi pret te njihesh me kthesat e forta qe moren ngjarjet gjate nje tubimi partie ne Tirane dhe pas tij.Autorja nuk mban qendrime prej gjykatesi,ajo shpjegon me objektivitet situatat,duke e sjelle pamjen me afer lexuesve te sotem,te cilet me te shumtet prej tyre nuk i kane jetuar ato vite.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.