Zonjat Angleze Ne Shqiperi

Zonjat Angleze Ne Shqiperi

B17322
700 Lekë
Afrim Karagjozi
ISBN: 9789928427984
Publication Year: 2016
Number of Pages: 130

Në Shqipëri kanë ardhur vazhdimisht shumë vizitorë të huaj, udhëtarë kalimtarë apo misionarë të ndryshëm të njohur e të panjohur, një pjesë madje kanë lënë edhe libra të vyer për Shqipërinë e shqiptarët.
Veç mahnitjes prej saj, ata kanë lënë edhe gjurmë të udhëtimeve të tyre nëpër trojet tona. Mes tyre janë edhe disa zonja angleze, të cilat, për arsye të ndryshme, e kanë lidhur emrin e tyre me Shqipërinë.
Disa prej tyre kanë kaluar thjesht si udhëtare në Ballkan; disa kanë ardhur si turiste të mirëfillta dhe disa të tjerë kanë qëndruar gjatë me një mision të caktuar, kryesisht humanitar. Edhe pse ato nuk janë të shumta në numër, ato janë të pranishme në këtë libër të hulumtuar me një kujdes të veçantë, të hartuar dhe shkruar nga Prof. Dr. Afrim Karagjozi në vitet e fundit të jetës së tij.
Ky libër sjell gjurmët dhe mëton jetësimin e këtyre zonjave dhe është edhe një formë mirënjohjeje të dashurisë së tyre me Shqipërinë. Jo të gjitha këto zonja kanë qenë emra të rëndësishëm në rrethet angleze, aq sa të shkruhej për to në veçanti, dhe jo të gjitha kanë shkrime apo shënime për veten, për udhëtimin në Shqipëri, ose për veprimtarinë dhe punën e kryer në vendin tonë, gjë që e ka bërë të vështirë punën në kërkimin e tyre.
Por ky libër është veç një hap i parë. Ndoshta me kërkime të mëtejshme, më të gjera e më të thelluara, mund të gjenden të tjera materiale burimore plotësuese, me qëllim që portretet e karaktereve të përmbledhur këtu, të jepen edhe më të plotë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.