Mitet E Historiografise Arbereshe

Mitet E Historiografise Arbereshe

B18991
1.500 Lekë
Matteo Mandala
ISBN: 9789928234001
Publisher: Naimi
Publication Year: 2017
Number of Pages: 314

Libri « Mitet e historiografisë arbëreshe », i dijetarit arbëresh Mateo Mandalà është një libër që “u tregon vendin” pothuajse të gjitha miteve me origjinë arbëreshe me të cilat është përkundur ndër shekuj shoqëria arbëreshe, veçan në shekujt XVIII e XIX. Libri përbën një tekst tej mase të qartë, të shkruar me një logjikë që s’të fal, me një aparat metodik bashkëkohor, duke shtënë në punë metodat historiografike, semiologjike, filologjike, me një fjalë një epistemologji të tërë, që e bën të pagoditshëm nga cilado anë që mund të doje ta sulmoje. Vetë titulli Mundus vult decipi nuk është veçse pjesa e parë e motto-s latine që e plotë tingëllon: Mundus vult decipi, ergo decipiatur. Shqip po e them: Bota ka qejf që të gënjehet, pra, le të gënjehet. Libri në fjalë ngjan më fort me një vepër teorike që historinë e miteve të origjinës arbëreshe e ka përdorur si shkas për të dhënë një shembull shkencor të çmontimit të “teksteve mitologjike” si fenomenologji. Është një shembull i cili na rikujton që gjuhëtarë, historianë, antropologë etj. - po vijoj duke përmendur dijet me ndikim më të drejtpërdrejtë nga kjo fushë - e kanë detyrë t’i çmontojnë mitologji të tilla, përveçse në qofshin në shërbim jo të dijeve, por të ideologjive. Prof. dr. Aurel Plasari
Akademia e Studimeve Albanologjike

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.