Hegjemonia Kombetare

Hegjemonia Kombetare

B19064
1.000 Lekë
Enis Sulstarova
ISBN: 9789928185396
Publication Year: 2017
Number of Pages: 457

Libri grupon studime dhe artikuj të autorit, që janë shkruar kryesisht në vitet 2010-2017. Pjesa e parë e librit, "Kombi dhe nacionalizmi", përmbledh artikuj që trajtojnë aspekte të çështjes kombëtare shqiptare sot dhe në të kaluarën.
Përmes tyre argumentohet se përpjekja kombëtare shqiptare sot duhet të synojë një rilindje të re shpirtërore, sikurse u përpoq ta realizonte Rilindja Kombëtare. Pjesa e dytë e librit, "Ideja e Evropës, orientalizmi dhe afrikanizmi", përmban studime që trajtojnë raportin e elitave politike dhe kulturore me "tjetrin", në funksion të riprodhimit të identiteteve moderne shqiptare.
Studimet në pjesën e tretë të librit i kushtohen zbatimit të ideologjisë zyrtare të Shqipërisë komuniste në zhanrin e letërsisë fantastiko-shkencore dhe në analizën e eurokomunizmit. Pjesa e katërt përmban shkrime mbi librat shkollorë të historisë në Shqipërinë paskomuniste dhe mbi debatin publik mbi rishikimin e tyre.
Pjesa e pestë e librit përbëhet nga vështrime teorike mbi kushtetutat e Shqipërisë dhe normat zakonore, kurse në pjesën e fundit të librit janë përfshirë shkrime mbi jetët dhe veprat e disa shkrimtarëve e studiuesve që kanë lënë gjurmë në shek. XX-XXI.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.