Larg Dhe Afer

Larg Dhe Afer

B19245
1.600 Lekë
Ismet Toto
ISBN: 9789928236289
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2017
Number of Pages: 562

Brenda një jetë të shkurtër, por tepër intensive, me një natyrë liridashëse e të revoltuar, me zigzage, por edhe me iluzione utopike, ai do të përpiqej e do të guxonte, përmes fjalës së mençur e të guximshme, të sillte kontributin e tij për emancipimin e shoqërisë së prapambetur shqiptare. Prof. Dr.Nasho Jorgaqi Edhe në vdekje, Ismet Toto tregoi dinjitetin dhe guximin e pashoq që kishte tregue gjithë jetën e tij. Jam njoftue se në minutën e fundit kërkoi nji libër: Dialogun e Paltonit mbi vdekjen e Sokratit, Phaedo.Lotët rodhën kundër vullnetit t'im dhe mbulova fytyrën e qava në heshtjen jo për të por për fatkeqësin t'ime se humba nji shok të mirë. Anton Logoreci Jeta tragjike e plot përpjekje e Selahudin Totos pasqyron gjallë nji brezni të tanë të popullit shqiptar, breznin e papolarizume e pra herë-herë të mashtrueme, që filloi të rritet me pavarësinë e kombit t'onë. Alfred Andoni Për zbatimin e Ligjit me rëndësi mbi "Shtetëzimin e shkollave private", në Prefekturën e Shkodrës, që pa dyshim do të krijonte pakënaqësira dhe reaksion, duhej një administrator me takt, një burrë me puls dhe një njeri me ndërgjegje. Një prefekt që t'i hidhte zjarrit ujë dhe jo benzinë; një kryetar administrate që të administronte, jo të krijonte konfuzion dhe të bënte spekulime politike. Njeriu me këto cilësi u gjet në personin e Et-hem Totos. Me takt e me urtësi Ligji u zbatua pa incidente, por jo pa mundim.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.