Spqr Nje Histori E Romes Se Lashte

Spqr Nje Histori E Romes Se Lashte

B20583
1.500 Lekë
Mary Beard
ISBN: 9789928445612
Publisher: West Print
Publication Year: 2018
Number of Pages: 643

Mary Beard na ka dhënë me këtë libër një shembull frymëzues për mënyrën se si duhet ta shohim, analizojmë dhe shkruajmë historinë, jo vetëm atë të Romës së Lashtë, por historinë në tërësi. Ajo çmonton mitet dhe narrativat e ngulitura në mendjet tona që nga koha e Mesjetës për të na dhënë një histori ashtu si realisht mund të ketë qenë dhe jo ashtu si ne e imagjinojmë. Nga karriera e gjeneralëve dhe oratorëve të mëdhenj deri te jeta e të varfërve, historia e Popullit dhe Senatit të Romës na shpaloset si ngjarje që, ndonëse kanë ndodhur dy mijëvjeçarë më parë, vijojnë të na imponojnë mënyrën se si ne mendojmë për shtetin, politikën, të drejtat qytetare dhe rendin kushtetues.

Mjeshtëror... kjo është një histori popullore ekzemplare. Dëfryese por kurrsesi e thjeshtëzuar, Beard ofron në këtë libër panoramën e gjerë dhe detajet më intime për të sjellë të gjallë te ne një të shkuar të largët.
Economist
'Beard shpalos sekretet e suksesit të qytetit me një qartësi të mprehtë dhe të pamëshirshme të tillë që unë nuk e kam parë asgjëkund gjetkë...'
The New York Times

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.