Hanibali

Hanibali

B21098
250 Lekë
Titus Livius
Publication Year: 2019
Number of Pages: 64

Historiani i lashtësisë romake Tit Livi vjen me këtë libërth mbi fillesat e Luftës së Dytë Punike dhe kapërcimin legjendar të Alpeve nga ushtria e Hanibalit. Kjo është hera e parë që Livi vjen në gjuhën shqipe.
Titus Livius Patavinus, lindur rreth viteve 64-59 p.e.s., vdiq rreth viteve 12-17 të e.s., i njohur më së shumti si Titus Livi ose Tit Livi, ishte një historian romak. Ai shkroi një vepër monumentale mbi historinë e Romës dhe popullit romak, “Ab Urbe Condita Libri” (Libra nga themelimi i qytetit) ku mbulohen ngjarjet që nga themelimi mitik i qytetit më 753 p.e.s. deri te sundimi i Augustit. Ai ishte në një marrëdhënie miqësore me dinastinë Julio-Klaudiane dhe këshillonte nipin e madh të Augustit, perandorin e ardhshëm Klaudius, se duhej të shkruante histori.
Megjithatë, mbi jetën personale të Livit dihen jashtëzakonisht shumë pak gjëra.
Besohet se ka lindur në Patavium në Italinë e veriut (sot Padova). Data e lindjes nuk është e qartë, por dihet se qyteti i tij i lindjes ishte shumë i pasur dhe më i madhi në provincën e Galisë së Afërme, ose Galisë Cisalpine.
Livi jetoi në një periudhë trazirash të mëdha politike dhe luftërash të shumta civile. Vepra e tij, “Historia e Romës”, u shkrua mes viteve 29 p.e.s. dhe 9 të e.s. Në variantin origjinal, kjo vepër përbëhej nga 142 libra, nga të cilët, 35 vijojnë të ekzistojnë edhe sot.
Pjesa e mbijetuar e veprës së tij është bërë referencë për historinë e Romës për vitet 219-166 p.e.s., ku pjesa më e pëlqyer dhe që vijon të lexohet edhe sot, është periudha e Luftës së Dytë Punike.
Historia e Romës nga Livi përbëhej prej 142 librash, nga të cilët, 35 kanë mbijetuar.
Ky është libri mbi udhëtimin e jashtëzakonshëm të ushtrisë së Hanibalit nga Spanja për në Itali.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.