Fati I Perendimit : Athine, Jerusalem

Fati I Perendimit : Athine, Jerusalem

B21689
1.500 Lekë
Jacques Attali
ISBN: 9789928265241
Publisher: Minerva
Publication Year: 2020
Number of Pages: 240

Në një kohë kur duhet të shqetësohemi vetëm për të ardhmen, mund të duket i pazakontë interesimi për marrëdhënien midis dy mendësive të cilat e kanë origjinën në Lindjen e Mesme që përpara tri mijë vjetësh. Megjithatë, për të kuptuar më mirë botën, asgjë nuk është më aktuale, më e domosdoshme, më urgjente, sesa zbulimi i themeleve të qytetërimit perëndimor, aq i adhuruar dhe i urryer njëkohësisht. Këto themele, në thelb, janë hebraike dhe greke.
Dialogu ndërmjet mendimit hebraik dhe atij grek ndërtoi një sistem vlerash, një utopi shoqërore që lartësonte individin, lirinë për të menduar, për të arsyetuar, për të zbuluar, për të mbledhur dijen dhe për të përmirësuar botën materiale. Prej tij ka filluar mbretërimi i arsyes, që është e pandashme nga liria. Nëse hebrenjtë mbështesnin të pafundmen dhe shpresën, grekët të fundmen dhe arsyen, të dy bashkohen te një ide e cila ishte themeli i Perëndimit.
Sidoqoftë, kjo origjinë hebraike dhe greke është krejtësisht e panjohur: qytetërimi perëndimor e pranon origjinën greke, por, përgjithësisht, nuk e përmend atë çfarë i detyrohet judaizmit dhe në vend të kësaj, i referohet krishterimit.
Si rezultat, ky libër është një lloj psikanalize e qytetërimit perëndimor për të zbuluar dhe për të supozuar të fshehtat e tij, të cilat i paraqesim në këtë libër. Në to gjendet kushti për mbijetesën e tij.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.