Greqia Perpara Grekeve

Greqia Perpara Grekeve

B08486
1.000 Lekë
Louis Beonlew
ISBN: 9789995670634
Publisher: Plejad
Publication Year: 2008
Number of Pages: 264

Sot ka dalë sheshit se në një epokë që nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenë e banuar nga grekët; kur këta të fundit depërtuan në vendin, të cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenë shkretinë. Atëherë, cilës racë i përkisnin banorët e parë? Këta banorë nuk kishin themeluar atë çfarë ne e quajmë shtet, madje as nuk formonin një komb, ata nuk kishin as literaturë dhe nuk ditën të vendosnin tradita të qëndrueshme; së fundi, asnjë dokument dhe asnjë mbishkrim nuk na jep dëshmi për ekzistencën e tyre në kohët e kahershme. Megjithatë, në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi më të hershëm në kohë sesa qytetërimi i grekëve. Stralli, veglat dhe sëpatat e një formë krejt zanafillore, të cilat gjenden aty me shumicë, provojnë se edhe Greqia ashtu si të gjitha vendet e Europës ka kaluar epokën e Gurit dhe epokën e Bronzit. Duhen shtuar këtu muret e mëdha, ndërtime ciklopike, të cilat hasen kudo, prej Epirit deri në Azinë e Vogël.
Së fundi, duhen mbajtur parasysh emrat e vendeve, maleve, lumenjve, personazheve legjendarë, të cilët nuk shpjegohen nëpërmjet mitologjisë greke dhe që duket se bëjnë pjesë në fjalorin e një idiome të huaj. A ekziston ende sot kjo idiomë? A është ruajtur kaq e paprekur, për të krijuar mundësinë që sot të jetë e dobishme në hulumtimet tona? Është kjo çështja mbi të cilën ne duhet të hedhim dritë.
Guillame de Humbold pasi studioi gjuhën baske për të cilën edhe shkruajti faqe të shkëlqyera në volumin IV të Mitridatit, iu vu punës për të shqyrtuar emrat e përveçëm që paraqiste gjeografia e lashtë e Spanjës. Pjesa më e madhe e këtyre emrave kishin forma latine apo të latinizuara; Pushtimi romak kishte vënë vulën e tij në të gjithë vendin. Pa dyshim që në jug kishte koloni fenikase, kartagjenase, të cilat i kishin ruajtur emërtimet e tyre semitike. Qytete të shumtë në numër, emrat e të cilëve përfundojnë me briga, nxirrnin në pah dyndjen e Keltëve. Gjithsesi, mbeste një grup i madh qytetesh, emrat e të cilëve nuk ishin latinë dhe që megjithatë do t`i rezistojnë edhe analizës së studiuesve të arabishtes dhe keltishtes. Ishte e qartë se ishin emra të viseve që u përkisnin Iberëve, banorëve zanafillorë të Spanjës. Gjuha baske të bën ta kuptosh pa vështirësi kuptimin e parë të tyre. Nga kjo, Humboldt beson se mund të nxjerrë si përfundim se baskët ishin me saktësi pasardhësit e Iberëve të lashtë, të cilët të tërhequr në malësitë pothuajse të paarritshme, ruajtën pavarësinë dhe gjuhën e të parëve të tyre.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.