Athina E Zeze

Athina E Zeze

B10078
Out-of-Stock
1.500 Lekë
Martin Bernal
ISBN: 9789994356485
Publisher: Botimet 55
Publication Year: 2009
Number of Pages: 865

“Athina e zezë” e Martin Bernal vjen në gjuhën shqipe pas një suksesi që ky libër ka pasur në botimin e tij në Evropë e SHBA. Ky studim të cilit në një farë mënyre Bernal i ka kushtuar vite të tëra jetë, kërkon të hedhë dritë mbi debatin mbi prejardhjen e kulturës dhe qytetërimit në Greqinë e Lashtë. Sigurisht që teoritë e Bernal janë pritur dhe ftohtë nga akademia apo institucionet e studimeve klasike në Evropë, pasi hulumtimi që ai ka bërë hedh poshtë shumë teza të ngritura nga këto akademi. Bernal nuk është thjesht një studiues pasionant, por një studiues që pasionet kërkon ti argumentojë nëpërmjet fakteve… Dhe faktet e sjella nga Bernal hapin një dritare të re në debatin që tashmë është kthyer në modë mbi qytetërimin grek. “Shumë njerëz habiten kur mësojnë se Modeli Arian d.m.th ai që e shikon Greqinë si thellësisht Evropiane ose Ariane dhe që shumica prej nesh ka arritur të besojë , është zhvilluar përgjatë gjysmës së parë të shekullit XIX. Në formën e tij të quajtur “Modeli Ekstrem Arian” që lulëzoi përgjatë dy kulmeve të Ani-Semitizmit, më 1890 dhe në vitet 1920 e 1930 ka pasur një invazion nga veriu-i paraportuar në traditën antike-i cili ka shkatërruar kulturën lokale “Egjease” ose atë para-helenike. Qytetërimi grek është parë kësisoj, si rezultat i një përzierjeje të helenëve që flisnin një gjuhë indo-Europiane. Pikërisht falë ndërtimit të një Modeli të tillë Arian, e quajta këtë vëllim “Fabrikimi i Greqisë antike”,thotë Bernal.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.