Qyteti Antik

Qyteti Antik

B15199
1.800 Lekë
Fustel De Coulanges
ISBN: 9789928103871
Publisher: Dituria
Publication Year: 2014
Number of Pages: 488

Zbulimet e fundit për origjinën e përbashkët indoeuropiane i japin mundësi Fustel de Coulanges të kapërcejë hendekun kronologjik, për të trajtuar bashkërisht Greqinë dhe Romën dhe për të shtruar çështjen e qytet-shtetit antik. Por ajo çka ngre ai në këtë vepër, nuk është aq një histori e re e Antikitetit, sesa historia e një besimi dhe mënyra se si ky i dha formë një shoqërie. Qasja krahasuese e ndihmon autorin të vendosë përballë njëra-tjetrës të shkuarën dhe të tashmen, njerëzit e lashtësisë dhe ata të kohëve moderne. Sikurse nënvizon François Hartogu, “libri mund të kishte si nëntitull ‘Për t’i dhënë fund një herë e mirë imitimit të njerëzve të lashtësisë’. Mes tyre dhe nesh, njerëzve të kohëve moderne, distanca është e pakapërcyeshme dhe keqkuptimi i tyre nga ana jonë ka qenë i mbarsur me jo pak pasoja për ne. Këtu, Fusteli shënjestron Revolucionin dhe përdorimin që i është bërë Antikitetit. Përgjegjësit kryesorë për krijimin e këtyre iluzioneve, jo pa rëndësi për ne, sepse shpunë në Terrorin e revolucionit, janë jezuitët, Plutarku e Rusoi."

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.