Antologji : Rrefenja, Fabula, Parabola Etj

Antologji : Rrefenja, Fabula, Parabola Etj

B21515
1.500 Lekë
Khalil Gibran
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 398

Në Antologjinë që paraqet botuesi UEGEN, përveç veprave Profeti dhe Zëri i mësuesit, të cilat janë të plota, janë përzgjedhur rrëfenjat, fabulat dhe parabolat më pikante nga veprat e prozës tjetër të Gibranit. Tekstet e zgjedhura në këtë botim, pra vetëm prozë, përgjithësisht i përkasin etapës së dytë dhe të tretë të krijimtarisë së autorit.
Tema kryesore në prozën e Gibranit, pothuajse është një: Jeta. Ndërsa personazhet e tij janë dy: burri dhe gruaja. Gjithmonë, në çdo kohë, janë ata, domethënë, ne, edhe kur flitet për molusqet, amfibet, peshqit, kafshët apo zogjtë... Edhe qielli, deti apo malet, në veprën e Gibranit përherë janë fqinjët tanë. Kjo nuk është vetëm një figurë letrare: te Gibrani Njeriu dhe Natyra janë një. Fjala vjen, I çmenduri është e përbërë nga një seri rrëfenjash të shkurtra, në stilin e mikrotregimit, që i zhveshin nga çdo makiazh apo maskë ndjenjat e atyre që i lexojnë. Në këto rrëfenja ka ironi dhe humor. Secila prej tyre është një lexim i veçantë dhe nxit mendimin kritik për veprimet e përditshme.
Te Profeti një njeri, një profet, mundëson koncepte për jetën, në të cilën ka dashuri, martesë, fëmijë, punë, ushqim, pije etj., duke i mbushur me shpresë dhe besim ata që e rrethojnë. Njerëzit ndjekin profetin dhe i kërkojnë t’u flasë për çështjet që përbëjnë jetën e njeriut.
Dikush ka thënë se proza e Gibranit është ngjizur në atë mënyrë që nuk kërkon asgjë, veç «një lexim ekologjik. Një ekologji që të çon një hap drejt infinitit: bota dhe jeta, në një dashuri të ndërsjelltë».
Ky botim antologjik është një përpjekje për të vënë në dukje vlerat letrare dhe artistike të veprës së Gibranit. Për ta arritur këtë, është bërë një përzgjedhje e prozës së tij. Përkthyesi është munduar të ruajë gjuhën letrare të autorit, por duke i dhënë më shumë rëndësi gjuhën së lexuesit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.