Nata E Nje Mije E Nje Neteve

Nata E Nje Mije E Nje Neteve

B10076
Out-of-Stock
600 Lekë
Nagib Mahfuz
ISBN: 9789995678784
Publisher: Zenit
Publication Year: 2009
Number of Pages: 254

Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe "Një mijë e një net".
Ishte fati im, zonja dhe zotërinj, të lindja në prehrin e këtyre qytetërimeve, dhe të thithja qumështin e tyre, të ushqehesha me letërsinë dhe artin e tyre.Më pas piva nektarin e kulturës tuaj të pasur e mahnitëse. Nga frymëzimi i gjithë kësaj - si dhe ankthet e mia personale - fjalët rrodhën prej meje". Një përshkrim për muzat dhe frymën e letërsisë së tij që Mahfuz bëri mbrëmjen e Nobelit më 1988.Ai shpjegon se përkthimi i një vepre nga një gjuhë e dytë kërkon një përkthyes me përvojë. Edhe pse teksti letrar është më i lehtë nga origjinali, nuancat gjuhësore dhe stilistike të veprës, sipas Sinanit, janë më të vështira për t'u kapur pas përkthimit të parë. Ja ku qëndron e vështira e përkthimit të Mahfuzit: "Subjektet e Lindjes, e traditës perse, arabe, janë figurativisht të vështirë.Gjuha ka vështirësitë e saj, në imazhet, në emërtimet e objekteve ekzotike, në emrat që duhen përshtatur. Duhen marrë parasysh si shqiptohen në gjuhën origjinale. Për këtë arsye është punuar me fjalor Larousse, i cili jep edhe shqiptimin e disa emrave në gjuhën arabe" shprehet përkthyesi. Sinani është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që duhet të mbajë kur një vepër përkthehet për herë të parë në shqipe. Është ky përkthim i parë që ngulit tek lexuesi karakteristikat, të veçantat dhe stilin e autorit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.