Zogj Ne Goje Dhe Tregime Te Tjera

Zogj Ne Goje Dhe Tregime Te Tjera

B21753
1.000 Lekë
Samanta Schweblin
ISBN: 9789928226761
Publisher: Onufri
Publication Year: 2019
Number of Pages: 254

"Ajo çfarë e bën Schweblin kaq befasuese si shkrimtare, të rrallë e të rëndësishme, është se ajo nuk është nxitur thjesht nga talenti apo ambicia, por nga vizioni." —New York Times Një përmbledhje e jashtëzakonshme dhe e frikshme tregimesh, nga një yll i madh ndërkombëtar i letërsisë. Tregimet e shkëlqyera të librit "Zogj në gojë" do të zënë vend në mendjen tuaj dhe nuk do t'ju lëshojnë. Samanta Schweblin të përndjek dhe të mahnit në këtë përmbledhje të jashtëzakonshme që paraqet gra në situata të pasigurta, burra të trullosur, botën natyrale në mospërputhje me realitetin. Ne mendojmë se ekziston vetëm një mënyrë për gjithçka, por shpesh, nuk ndodh kështu - pritshmëritë tona mbi mënyrën se si të tjerët veprojnë, dashurojnë, frikësohen, mund të kthehen përmbys. Secili personazh në librin "Zogj në gojë" duhet të luftojë me të papriturën, qoftë përballë një familje që ndahet, një fëmije që transformohet, një ngjarje të frikshme, ose një vrasje. Tregimet e Schweblin japin ndjesinë e një nate pa gjumë, ku çdo hije dhe përplasje në errësirë merr shumë kuptime, duke jua lënë rrahjet e pulsit të larta dhe vijën midis reales dhe të çuditshmes të paqartë. “Vëllezërit Grim dhe Franz Kafka i kanë bërë një vizitë Argjentinës në këto rrëfime me humor të errët të Samanta Schweblin, të njerëzve që humbasin pa u kuptuar, ose kanë rënë përmes vrimave në realitete alternative.” —J. M. Coetzee “Surreal, shqetësues dhe padyshim origjinal.” —Library journal

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.