Apollo 11 Dhe Misione Te Tjera

Apollo 11 Dhe Misione Te Tjera

B21848
600 Lekë
Leka Ndoja
ISBN: 9789928129390
Publisher: Pakt
Publication Year: 2020
Number of Pages: 140

Tregimet e librit Apollo 11 dhe misione të tjera të autorit Leka Ndoja, përveç tregimit homonim kushtuar 50 vjetorit të zbritjes të parë të njeriut në hënë, janë shkruar gjatë karantinës . Libri përbëhet nga dy nënndarje Cikli Apollonik dhe Kronika të pashkruara, ku përpunohen disa tematika tabu, të panjohura për lexuesin. Mjaft subjekte ishin projektuar më parë në trajtë sinopsesh, ose të përfshira në njësinë e Kronikave. Tregime si Zarfi me kordon të zi, Komplloti i Klubit të gazetarëve, janë ideuar gjatë përpunimit të evidencave dhe memories.
Shënimet mbajtur gjatë punës si gazetar televiziv në terren, para dhe gjatë trazirave të vitit 1997, por dhe gjatë luftës së Kosovës më 1999, kanë rezultuar të vlefshme në rimarrjen e disa ngjarjeve dhe situatave të krimit si në tregimet Beratoktoni Altin Dardha dhe Kollçikët e mbretit Gent lidhur me plaçkitjen e artefakteve ilire të Muzeut Arkeologjik të Durrësit më 1997-99.
Në programet narrative janë përfshirë koncepte të filozofisë, të studimeve dhe riteve të ndryshme, që nga ato të teologjisë, kërkimit e fantashkencës për gjetjen e elanit të jetës.
Një tregim fantastik dhe grotesk, është Perandoria Tung, marrë shkas nga pandemia, ndërsa Aktrimi i mbramë i Faustit, ka si subjekt krizën si devalorizim i artit, i disidencës dhe tjetërsimin e personalitetit përmes sekuencave së absurdit.
Procesi i punimit të këtyre tregimeve, krahas motiveve të memories, ku trajtohen subjekte të periudhës para vitit 1990, i ka dhënë neonarrativës, një ngjyrim dhe një regjistër stilesh. Libri përtërin skenat e siteve të tjetërsuara të memories së Tiranës dhe Shkodrës të viteve '70 - '80, si dhe shpirtin përfaqësues, bazuar në fenomenologjinë e kohës si triní.
Disa tregime, ndonëse shtrihen mbi kronotopi të përfytyruara, janë ndërtuar mbi koncepte mitike dhe filozofike. Shfaqja e interteksteve të Sh. Agustinit, Hegelit, Heideggerit, Paul Ricoerit, Le Goff-it nuk arrin deri aty sa të zhvendosë intrigën nga caku artistik.
Libri Apollo 11 dhe misione të tjera, është libri i katërt në prozë i Leka Ndojës, mbas romanit autobiografik të memories Motel El Salvador shkruar më 1997, me temë zhvilluar mbi kampin e internimit të ishullit të Zvernecit dhe botuar më 2002, librit me tregime Ajkuna në Shqipërinë Unite botuar më 2008 dhe romanit epiko-historik Patriarku Moreas, kushtuar kryengritjes së vitit 1596 të Athanas Moriotit në Himarë, nën suazën spanjole, botuar më 2017.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.