Pasi Dielli Bie

Pasi Dielli Bie

B24723
1.100 Lekë
Jonas Eika
ISBN: 9789928368089
Publisher: Berk
Publication Year: 2022
Number of Pages: 168

“Teksa hap kremin në trupin e një suedezi shtrirë përmbys, me dy breza tuli përmbi vithe, shoh Ginger-in. Është më i bardhë se rëra, ndonëse rëra është e bardhë si mbushja e kokosit në çokollatat Bounty, dhe flokët e tij vezullojnë si bakër nën diell. Është i bukur Ginger-i, por të ecurën e ka si prej gjedhi, me gjunjë shumë të hollë, nuk vjen fare i larë me atë pamjen e zhdërvjellët e të shkathët që pritet prej një djali. Mendoj se djali i plazhit nuk mund të duket sikur graviteti e ka vënë përfund. Brezat e mishit të suedezit shkasin mes gishtërinjve të mi.
Teksa i shtrëngoj gishtat fort dhe hap palat që ta zhys kremin e diellit thellë në shpinën e tij, shikoj Jia-an, djalin kinez që drejtohet nga dy gra gjermane, duke u tundur shkujdesur, thua se eshtrat dhe kyçet i ka ende të paformuar plotësisht. Me atë bark të fryrë e të rrumbullakët dhe vithet e ngushta duket si djalë prej vërteti, ndoshta më djaloshari ndër ne. Gjermanët e kafshojnë menjëherë karremin. Një nga duart e mia është zhdukur mes brezareve të mishit që më mbështjellin kyçin e dorës. Ia rendis organet rishmi, nxjerr një veshkë dhe e flak drejt qiellit, dhe shoh veten tek i shkoj prapa si yll që bie, apo ndoshta thjesht si pulëbardhë, mirëpo jam djalë plazhi. Këtë kontratë kam nënshkruar.”

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.