Tregime Te Montalbanos

Tregime Te Montalbanos

B09749
1.000 Lekë
Andrea Camilleri
ISBN: 9789994346783
Publisher: Dituria
Publication Year: 2009
Number of Pages: 456

Nëntëmbëdhjetë histori, të zgjedhura nga autori për këtë përmbledhje, që përbëjnë edhe thelbin e serialit televiziv shumë të njohur, zbulojnë karrierën e Montalbanos, komisarit më të dashur të Italisë, dhe miqësinë e jashtëzakonshme mes shkrimtarit dhe personazhit të tij. Radha e renditjes së tregimeve në këtë antologji, nuk ka të bëjë me kronologjinë e datave të botimeve. Për shembull, në krye është një tregim që në të vërtetë është një ndër shkrimet dhe botimet e fundit. Tjetra është se libri ka një format të kufizuar me një numër të caktuar faqesh. Po të shkohej më gjatë nuk do të bëhej dhe aq lehtësisht i përdorshëm. Për të mos e zgjatur: Camilleri ka zgjedhur 18+1. Tregimi shtesë, Dritarja që bie në oborr, titulli i të cilit mëton të jetë një nderim ndaj kryeveprës së Hitchcock-ut, botohet për herë të parë në një vëllim. Është shkruar më 2007 për t’u ardhur në ndihmë të rinjve të nxirrnin (dhe nxjerrin edhe sot e kësaj dite) një gazetë të vlertë lagjeje Hunda e madhe e Pratit. Pra, kemi të bëjmë me tregimin e fundit të shkruar prej Camilleri-t, që duket se mund ta mbyllë si duhet një vëllim që hapet me hetimin e parë të Montalbanos.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.