Enigma E Nje Fundi

Enigma E Nje Fundi

B17565
800 Lekë
Julian Barnes
ISBN: 9789928200884
Publisher: Pegi
Publication Year: 2016
Number of Pages: 190

Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e
me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i
qetë. Por letra me të cilën një avokat e njofton që i kanë lënë trashëgimi 500
sterlina, si dhe një ditar që mbin nga e kaluara i trondit ekzistencën. Tashmë,
Toni duhet të zbulojë se kush ia ka lënë atë trashëgimi të sikletshme dhe pse
ka zgjedhur pikërisht atë, çfarë sekreti të tmerrshëm mund të përmbajë ai
ditar që i kushtohet atij. Teksa ngre pyetje të tilla, do të hasë në përgjigje që
do të kish dashur të mos i dinte dhe do ta mësojë në kurriz të vet se “jeta
jonë nuk është jeta jonë, por vetëm historia që i kemi rrëfyer vetes”.
Udhëtimi në të shkuarën, në zonat e errëta të jetës, me dhembjet e sekretet e
veta të pashpëna gjer në fund, kthehet në një reflektim mbi aspektin iluzor
të historisë, “ajo siguri që bëhet e rëndësishme atje ku boshllëqet e kujtesës
ndeshen me papërshtatshmërinë e dokumentimit”, sipas mikut të tij të
vjetër, Adrian Fin. Dhe pikërisht në pikën e bashkimit të kujtimeve të
dobëta me dokumentet e papërshtatshme duhet të vështrojë Toni plak për
të kuptuar peripecitë e Tonit të ri. Si ka mundësi që e dashura e tij e
dikurshme, Veronika Ford, parapëlqeu mikun e tij të zgjuar e të rafinuar,
Adrianin? Pas vendimit ekstrem të Adrianit fshihet vetëm Camus-ja dhe
Wittgenstein-i? Nga se donte ta ruante e ëma e vajzës shumë vjet më
përpara? Pse, pas gati 40 vjetësh, Veronika rikthehet në jetën e tij me të
fshehta të shumta dhe me refuzimin për të mos i dhënë atë çka është e tij?
Të gjitha këto indicie thurin një fill të ngjashëm me atë të Arianës përbërë
kësaj radhe me reminishenca që s’u zihet besë, hipoteza të gabuara për
njerëz, fakte, emra, imazhe të mbivendosura dhe zbulime poetike.
Koha dhe kujtesa. Vetëm me këto dy elemente futemi në libër, përmes listës
së flashback-ëve që koha i ka kristalizuar në imazhe.
Nuk mungojnë referimet ndaj autorëve të ndryshëm që nga Stefan Zweig
deri te Philip Larkin, nga imagjinata e Patrick Lagrange te Flauberti i
Madamë Bovarisë e deri Frank Kermode.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.