Stuhia E Bores

Stuhia E Bores

B17702
700 Lekë
Vladimir Sorokin
ISBN: 9789928061461
Publisher: Ombra Gvg
Publication Year: 2016
Number of Pages: 256

Stuhia e borës e Sorokinit ngjason me udhëtimin e Odiseas... Lexuesi nuk e mëson asnjëherë, nëse mjeku Garin do të arrijë në destinacion para se të “prangoset” nga krizat e tij ekzistenciale.
Në disa nga veprat e tij, Vladimir Sorokini shfaqet si kronist i një vendi të “shpikur” – Rusisë së ardhshme, ku jehon gjuha kineze dhe lulëzon high tech-u, por problemet e përjetshme të këtij vendi, si gjithmonë, nuk i lejojnë njerëzit të jetojnë njëlloj si gjithë të tjerët. Edhe në novelën “Stuhia e borës” paraqitet një pamje e po kësaj historie. Ngjarja e përshkruar në këtë libër, është shprehëse: dy qytetarë rusë, karrocieri i bukës dhe pasagjeri, nisen për të shkuar mespërmes hapësirave të acarta dimërore drejt një destinacioni të afërm, por të kurrë të arritshëm. Mjeku Pllaton Ilijç Garin, karakteri i të cilit na sjell ndërmend mjaft personazhe të Çehovit, synon të arrijë me çdo kusht në fshatin Dollgo, ku murtaja e zezë boliviane që po bën kërdinë, i shndërron njerëzit në përbindësha. Pllaton Ilijçi shpreson të vaksinojë të gjithë ata që nuk janë prekur akoma nga virusi. Në hanin e fshatit Dollbeshino, ku doktori bën ndalesën e parë, për fat të keq nuk ka kuaj, ndaj Garinini e dërgon te muzhiku varfanjak Perhusha, i vetmi që mund ta ndihmojë në këtë situatë. Perhusha mbreh në motosajën e tij kuajt aq të vegjël, sa mund t’i futësh me lehtësi brenda një thesi. Udhëtarët nisen nëpër fërfëllizën e borës.
“Stuhia e borës” konsiderohet nga kritikët si një prozë e shkëlqyer e një shkrimtari “surrealist” të sotëm, duke e zhytur lexuesin në botën e përfytyrimeve, për të shijuar deri në fund frytet e fantazisë së autorit, duke perceptuar kënaqësinë stilistikore dhe kryesorja, duke përjetuar botën e madhe dhe të pasur të personazheve.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.