Kultura Ilire E Tumave Te Shtojit Shkoder

Kultura Ilire E Tumave Te Shtojit Shkoder

B13403
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Aristotel Koka
ISBN: 9789928116260
Publisher: Botart
Publication Year: 2012
Number of Pages: 296

Monografia “Kultura ilire e tumave të Shtojit”, që përfaqësojnë deri më sot fushën më të madhe tumulare në Shqipëri, është një punim me interes të veçantë shkencor, që i shtohet fondit të botimeve të prehistorisë shqiptare. Mbi bazën e materialit të zbuluar në to, i cili datohet nga Bronzi i Hershëm deri në periudhën qytetare, autori jep një tabllo të procesit të formimit të kulturës ilire në zonën e Shkodrës, duke nxjerrë në pah tiparet e kësaj kulture, veçantitë dhe lidhjet e saj me krahinat fqinje e më gjërë. Kultura e Shtojit në Epokën e Bronzit ka tipare të veçanta që e dallojnë nga krahinat jugore të vendit tonë. Megjithatë, ajo zhvillohet në marrëdhënie të ngushta me kulturën e Maliqit të zonës së Korçës, duke anuar, gjithësesi, më tepër nga krahinat e Dalmacisë qendrore e të prapatokës së saj, me të cilat zona e Shkodrës del të ketë qenë e lidhur pa ndërprerje gjatë gjithë Epokës së Bronzit dhe asaj të Hekurit, kur midis këtyre trevave do të formohet një unitet i gjërë etno-kulturor ilir, i përfaqësuar nga grupi iliro-qendror Glasinac-Mat. Me të dhënat që sjell, kjo monografi hedh dritë të re mbi zhvillimin kulturor të zonës së Shkodrës gjatë Epokës së Bronzit dhe asaj të Hekurit, gjenetikisht të lidhura ngushtë me proçesin e gjatë të formimit etno-gjenetik të popullsisë ilire. Ngjashmëritë e shumta të kulturës së tumave të Shtojit të Epokës së Hekurit si me kulturën ilire të Glasinacit, ashtu dhe me kulturën ilire të Matit, e përcaktojnë zonën e Shkodrës si hallkë ndërmjetëse e grupit kulturor Glasinac-Mat dhe si një nga zonat më interesante të përhapjes së kulturës ilire të këtij grupi.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.